• e martë, 12 nëntor 2024

Komuna e Dibrës u ndau 2,3 milionë denarë 25 organizatave qytetare

Komuna e Dibrës u ndau 2,3 milionë denarë 25 organizatave qytetare

Dibër, 9 gusht 2023 (MIA) - Komuna e Dibrës ndau 2.3 milionë denarë, mbështetje financiare për 25 organizata qytetare për aktivitete në këtë vit kalendarik.

Përfaqësues të tyre nënshkruan marrëvehsje në kabinetin e kryetarit të Komunës, Hekuran Duka.

"Çdoherë jam angazhuar dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen, për mbështetje të sportistëve, aktiviteteve kulturore dhe të tjera, të cialt jnaë në interes të zhvillimit të perspnaliteteve tër eja t[ shëndosha, aktivitete të cilat janë në interes të të gjithë qytetarëve. Nënshkruam marrëvehsje për shfrytëzimin e mjeteve me 25 asociacione, të cilat në mënyrë transparente konkurruan dhe u zgjodhën në konkursin e publikuar nga komuna. U dëshiroj aktivitet të suksesshëm", tha Duka.

Maliq Disha, përgjegjës për zbatimin e këtij aktiviteti sqaroi se kërkesat ishin lidhur me organizimin e festivaleve të muzikës për fëmijë, festivalin "Teatri shqiptar në Maqedoni të Veriut", organizim të ekspozitave figurative, botim të librave të zhanreve të ndryshme, ndërsa për herë të aprë mbështetje financiare mori edhe shoqata e gjuetarëve "Stogova-2".

"Sinqerisht kjo është hera e parë që marrim mbështetje financiare nga ana e pushtetit lokal. Falënderim i madh drejt kryetarit të Komunës për ndihmën e dhënë", tha kryetari i shoqatës, Roland Vojnika.

Vendosja e kësaj praktike është mus sipas propozimit të kryetarit të Komunës, ndërkaq që unanimisht u mbështet nga Këshilli i Komunës së Dibrës, pas çka u shpall konkurs me kritere adekuate dhe shfrytëzues të zgjedhur të mjeteve. ab/

foto: Komuna e Dibrës

 

QËNDRONI TË LIDHUR