Kompozitorit Lupço Konstantinov do t'i ndahet çmimi "11 Tetori"
- - Çmimi shtetëror "11 Tetori" për vitin 2023 sot në Kuvendin e Republikës së Maqerdonisë së Veriut do t'i ndahet kompozitorit Lupço Konstantinov.
- Post By Fitore Curri
- 10:13, 11 tetor, 2023

Shkup, 11 tetor 2023 (MIA) - Çmimi shtetëror "11 Tetori" për vitin 2023 sot në Kuvendin e Republikës së Maqerdonisë së Veriut do t'i ndahet kompozitorit Lupço Konstantinov.
Çmimi, siç bëri të ditur Ministria e Kulturës, kompozitorit Konstantinov i ndahet për vepër jetësore në lëminë e kulturës dhe artit.
Me çmimin shtetëror "11 Tetori" jepet vlerësimi më i lartë për veprën jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik.
Çmimi shtetëror jepet nga Këshilli për dhënien e çmimit shtetëror "11 Tetori", i përbërë nga një kryetar dhe 12 anëtarë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s