• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kompanitë në Rajonin e Shkupit të përkrahura me 1,2 miliardë denarë për investime

Kompanitë në Rajonin e Shkupit të përkrahura me 1,2 miliardë denarë për investime

Shkup, 3 korrik 2023 (MIA) - Vetëm në Rajonin e Shkupit, Qeveria ka paguar rreth një miliardë e 200 milionë denarë ndihmë financiare për 181 kompani përmes Ligjit për përkrahje financiare të investimeve (LPFI), deklaroi sot zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, pas vizitës në kompaninë "Neho Isni" nga Shkupi.

Pasi i ka vizituar kapacitetet për prodhimin e akullores, me çka "Neho Isni" merret që nga viti 2012, si një nga dy prodheusit e vetëm në tregun e vendit, Bytyqi tha se Plani për rritjen ekonomike jep rezultate dhe është edhe një konfirmim për punën e drejtë të politikave qeveritare.

"'Neho Isni' është përkrahur me mbi gjashtë milionë e 300 mijë denarë për rritje të investimeve kapitale për rritjen e konkurerncës në treg. Kompania lëndën e parë për prodhimin e akullores e blen ekskluzivisht nga kompanitë e vendit, me ç'rast mbi 70 për qind të prodhimit është dedikuar për tregun rajonal dhe evropian, ndërsa pjesa tjetër në tregun vendor. Duke i përkrahur kompanitë të cilat shfrytëzojnë lëndë të parë vendore, ne e promovojmë qëndrueshmërinë dhe përforcimin e ekonomisë së vendit, pasi përmes kësaj qasje, përkrahen fermerët lokalë, prodhuesit dhe furnizuesit. Kjo aktivisht kontribuon për hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjes ekonomike", tha zëvendës kryeministri.

Sipas tij, ndihma financiare për "Neho Isni" rezutoi me 40 punësime të reja.

"Sot kompania punëson 90 punësime, prej të cilëve rreth 40-të janë krijuar për kohëzgjatjen e projektit investues prej vitit 2018 deri 2022. Strategjia e jonë përmes Ligjit për përkrahje financiare të kompanive vendore është t'i identifikojmë sektorët, të cilat mund të kenë vlerë të shtuar, që të jenë më konkurrente jo vetëm në tregun e vendit, por edhe në vendet e huaja", deklaroi Bytyqi.

Menaxheri i kompanisë, Orhan Shaqiri iu falënderua për ndihmën financiare për të cilën tha se për ta është me rëndësi të posaçme zgjerimi i kapaciteteve dhe punësimet e reja. Ai njëheri i ka inkurajuar kompanitë të hyjnë në cikle të reja investuese, të cilat do të rezultojnë me vende të reja të punës. bsh/

Foto: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR