• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve: Mbi 50 gazetarë dhe punonjës mediatikë janë vrarë në luftën Izrael - Hamas

Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve: Mbi 50 gazetarë dhe punonjës mediatikë janë vrarë në luftën Izrael - Hamas

Nju-Jork, 21 nëntor 2023 (MIA) - Nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, humbën jetën 53 gazetarë dhe punonjës mediatikë, tregojnë të dhënat më të reja të publikuara sot nga Komiteti për Mbrojtje të Gazetarëve (CJP).

Sipas organizatës joqeveritare me seli në Nju-Jork, e cila e ndjek numrin e të vdekurve në Izrael, Rripin e Gazës dhe kufirin libanez, 46 nga të vdekurit janë palestinezë, katër izraelitë dhe tre libanezë. 

Ata numra përfshijnë dy gazetarë nga kanali televiziv libanez proiranian Al Majadin, të cilët ishin vrarë sot në sulmet izraelite në jug të Libanit, në afërsi të kufirit me Izraelin, njoftuan autoritetet libaneze. 

Sipas asaj organizate, nga fillimi i konfliktit, 11 gazetarë janë plagosur, ndërsa tre janë zhdukur. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR