• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komiteti i mjedisit jetësor të PE-së nuk i miratoi nominimet e Shefçoviçit dhe Hukstras, vendimi përfundimtar anulohet për sot

Komiteti i mjedisit jetësor të PE-së nuk i miratoi nominimet e Shefçoviçit dhe Hukstras, vendimi përfundimtar anulohet për sot

Bruksel, 4 tetor 2023 (MIA) - Komiteti i Parlamentit Evropian për mjedis jetësor, shëndet publik dhe siguri të ushqimit mbrëmë nuk i miratoi nominimet e eurokomisarit për marrëdhënie ndërinstitucionale, Marosh Shefçoviç për nënkryetar ekzekutiv të KE-së për Marrëveshjen e gjelbër evropiane dhe të ish ministrit holandez Vopke Hukstra për eurokomisar të ri për aktivitete klimatike, pasi në votimin, të dy kandidatët nuk e fituan përkrahjen e duhur prej të paktën dy të tretave nga anëtarët e Komitetit.

Për nominimin e Hukstras, anëtarët e Komitetit për mjedis jetësor duhet të prononcohen të hënën, por votimi u anulua dhe ricaktua së bashku me prononcimin për Shefçoviçin.

Kryesuesi i Komitetit, eurodeputeti Paskal Kanfin nga Partia Liberale Renesenca, e presidentit francez Emanul Makron, informoi se pasi dy kandidatët nuk arritën ta sigurojnë shumicën e nevojshme prej dy të tretave për konfirmimin e nominimeve të tyre, ata duhet të përgjigjen në pyetje shtesë me shkrim nga ana e anëtarëve të Komitetit, me shpresë se me risqarimin, do të arrijnë t'i bindin për përkrahjen e tyre.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, afati i fundit deri kur duhej t'i dorëzojnë përgjigjet me shkrim për pyetjet shtesë, skadoi sot në ora 7, pas çka paradite duhet të takohen përfaqësues të grupeve të deputetëve në Europarlament, të cilat do të kenë 90 minuta të marrin vendime rreth përkrahjes së kandidatëve të propozuar. Nëse ata harmonizohen për përkrahje të nominimeve, për ta, eurodeputetët duhet të votojnë në seancën plenare gjatë ditës së nesërme. 

Kafin informoi se pyetjet shtesë dërguar Shefçoviçit kanë të bëjnë me definimin e afatit kohor për miratimin e disa rregullativave lidhur me mjedisin jetësor, që Komisioni duhet t'i konfirmojë, siç janë ato për kimikalet, mikroplastika dhe mirëqenia e kafshëve. Por, një nga pyetjet shtesë për Shefçoviçin është e lidhur me mundësinë që lideri i tij partiak, Robert Fico, i cili vlen për njeri i prirë ndaj Moskës, të jetë kryeministër sllovak: "A obligoheni ta mbroni pozitën e BE-së për embargo energjetike ndaj Rusisë në të gjitha kryeqytetet e BE-së, duke përfshirë edhe atë që më së miri e njihni?"

Nga ana tjetër, rezervë ndaj Hukstras, i cili vjen nga partia e djathtë qendrore holandeze Thirrja kristiane demokratike (CDA), e cila është anëtare e EPP-së, shprehin eurodeputetët e SD-së dhe të Gjelbërve. 

Холандските финансиски институции досега замрзнаа руски активи во вредност од 632 милиони евра, се наведува во извештајот што до националниот парламент го испрати холандскиот министер за надв

Pyetjet shtesë për Hukstran kanë të bëjnë me "përkushtimin e tij të qartë" ndaj qëllimit të BE-së për zvogëlimin e emisioneve të gazrave të qelqit për 90 për qind deri vitin 2040, për heqjen e subvencioneve për derivatet fosile, "Sqarimin" e planit të tij për zbatimin e Ligjit për klimë të Unionit, por edhe për angazhmanin e tij të mëparshëm për kompaninë konsultante "Mekkinski".

Kafin shtoi se edhe Shefçoviç edhe Hukstra në mënyrë shtesë duhet ta sqarojnë "dijen e tyre për neutralitetin teknologjik", parim i BE-së, qëllimi i të cilit është shmangia e favorizimit të disa teknologjive.

Supozohet se gjasat që të përkrahet vetëm një nga kandidatët janë minimale, prej këtu me siguri nominimet e tyre do të miratohen në "pako-marrëveshje" mes dy grupeve më të mëdha politike në Europarlamernt - EPP dhe SD, të cilët fuqimisht qëndrojnë pas kandidatëve të tyre partiakë. Nëse, megjithatë, nuk ka marrëveshje për përkrahje të nominimeve, votimi në Europarlament do të anulohet për mbledhjen e ardhshme plenare parlamentare.

Funksionet nënkryetar ekzekutiv i KE-së për Marrëveshjen e gjelbër evropiane dhe eurokomisar për aktivitete klimatike mbetën të zbrazëta pas dorëheqjes së Frans Timermansit. bsh/

Foto: EPA/ENR/MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR