• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së: Protestë qytetare më 18 qershor, vazhdon bllokada aktive e Kuvendit

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së: Protestë qytetare më 18 qershor, vazhdon bllokada aktive e Kuvendit
Shkup, 16 maj 2022 (MIA) - Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së ka sjell vendim për mbajtjen e një proteste të madhe qytetare që do të mbahet më 18 qershor, deklaroi nënkryetari i partisë, Timço Mucunski, duke njoftuar vendimet e mbledhjes së sontme të KE të VMRO-DPMNE-së. Ai ka informuar se në periudhën e ardhshme nuk përjashtohen edhe hapa tjerë shtesë, si dhe do të vazhdojë bllokada aktive e Kuvendit që filluan javën e kaluar me të cilën fillon aktiviteti të cilin e paralajmëroi kryetari i partisë, Hristijan Mickoski me qëllim të veprohet drejt mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. “Kjo është protestë për ndryshim dhe unitet serioz të qytetarëve që janë të pakënaqur nga politikat e Qeverisë. Arsyeja kryesore e marrjes së vendimeve të tilla, fatkeqësisht është mungesa e çfarëdo gatishmërie e kryeministrit dhe garniturës në pushtet për të vendosur dialog politik normal me opozitën dhe të paktën një minimum të unitetit shtetëror sa u përket kërkesave tona për zgjidhjen e situatave të kizës dhe sfidave me të cilat vendi është duke u përballur një periudhë të gjatë kohore”, thekson Mucunski. Aktivitetet e ardhshme, siç shton ai, do të jenë një shtysë për shkaktimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ku në test do të jetë besimi i Qeverisë. Shteti, vlerëson madje Mucunski mund të organizojë zgjedhje për më pak se dy muaj.  

QËNDRONI TË LIDHUR