• e diel, 22 dhjetor 2024

Komisioni Special do ta hetojë rastin me të arratisurin Ramadani

Komisioni Special do ta hetojë rastin me të arratisurin Ramadani

Shkup, 17 gusht 2024 (MIA) - Këshilli Gjyqësor dje në një mbledhje urgjente solli vendim të formohet një Komision që do ta konstatojë gjendjen reale lidhur me vendimet e miratuara nga ana e Gjykatës Themelore Penale Shkup, ndërsa në lidhje me rastin e Blerim Ramadanit i cili u arratis nga arresti shtëpiak derisa në vijim ishte procedura e ekstradimit.  Kryeministri Hristijan Mickoski dje tha se pyetja që duhet të shqyrtohet seriozisht në këtë rast është se pse është vendosur që Ramadani të jetë në arrest shtëpiak dhe shtoi se pikërisht për shkak të zhvillimeve të tilla në gjyqësor besimi është shumë i ulët. LSDM-ja opozitare, nga ana tjetër, kërkon përgjegjësi nga MPB-ja dhe ministri Pançe Toshkovski dhe mendon se ata "në mënyrë të ngathët po rrotullojnë se fajin e ka gjykata”.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, dje në fillim të seancës urgjente të 495-të, deklaroi se zyrtarisht për asnjërën nga këto raste nuk është njoftuar, por Këshilli Gjyqësor ka për detyrë të reagojë pas informatës së arritur.

Изјава за медиуми на претседателката на Судскиот совет Весна Дамева.

"Unë e konsideroj të nevojshme si person i parë i Këshillit Gjyqësor që të formohet një komision dhe të konstatohet sa më parë gjendja faktike lidhur me këtë dhe të dalim me të dhëna konkrete para opinionit. Diçka po ndodhte. Gjykata ka faj, nuk ka faj dhe mos paragjykojmë. Reagimi i Këshillit Gjyqësor në këtë moment, sipas kompetencës së tij, është të hetojë situatën", tha Dameva.

Komisioni përbëhet nga koordinatori i Gjykatës Themelore Penale Shkup, gjyqtari Aleksandar Kambovski, nënkryetari i Këshillit Gjyqësor Hanif Zendeli dhe anëtarja e Këshillit Gjyqësor Pavlina Cërvenkovska.

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, nga ana tjetër, konsideron se vendimi i gjyqtarit Pajazit Pajaziti, i cili ia ka ndryshuar masën e "paraburgimit" të Ramadanit në "arrest shtëpiak", është i pakuptueshëm dhe nuk është në përputhje me praktikën e mëparshme. Ai gjithashtu mendon se Këshilli Gjyqësor është dashur ta hap menjëherë çështjen e rastit të Ramadanit.

"Prisja që të shqyrtoheshin të gjitha provat, argumentet dhe faktet për vendimin e gjyqtarit Pajazit Pajaziti. Dhe sigurisht, nëse konstatohen parregullsi dhe mospërputhje në procedurë apo konstatohen ndikime në marrjen e vendimit gjyqësor, ai duhet të sanksionohet dhe të shkarkohet nga detyra. I bëj thirrje Këshillit Gjyqësor që të mbajë një seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të shqyrtohet kjo çështje në mënyrë që të mos përsëriten situata të njëjta apo të ngjashme në të ardhmen", tha Filkov për Kanal 5.

Kryeministri Mickoski dje vuri në dukje se rasti i Blerim Ramadanit është edhe një konfirmim se gjykata e drejtësisë gëzon dy për qind besim te qytetarët dhe siç tha ai, përderisa gjyqtarë të tillë janë pjesë e sistemit të drejtësisë, nuk mund të kemi shtet ligjor.

Протоколот што вчера го потпишаа министерот за надворешни работи Бујар Османи и неговата колешка од Бугарија Теодора Генчовска е дипломатски нокаут и капитулација, смета лидерот на ВМРО-ДПМНЕ

Në lidhje me atë se a ka informacione se ku ndodhet Ramadani, Mickoski thotë se "nuk është pyetja se ku është ai, por pse është vendosur të jetë në arrest shtëpiak" dhe se është "një çështje që duhet të shqyrtohet shumë seriozisht".

I pyetur nëse ka kontaktuar me autoritetet serbe për Ramadanin, siç është kërkuar, Mickoski ka kërkuar që të mos lejohen "fqinjët tanë të tregojnë muskujt me ne", duke thënë se "nuk i jep shpjegime askujt" - Pra, ju lutem të mos lejojmë, përsëri u bëj thirrje fqinjëve tanë të mos tregojnë muskujt me ne. Meqë ra fjala, askujt nuk i jap shpjegime, ndoshta një ditë para dikujt që askush nuk e sheh", theksoi Mickoski.

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, dje nuk ka dashur të fajësojë, por duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ka deklaruar se Serbia po jep informacione të pasakta për rastin me Ramadanin.

 

Се додека граѓаните во државата, без разлика од која етничка припадност се, сакаат да се занимаваат со наука, истражување, не треба да се плашиме. Одиме кон прогрес, одиме кон еволуција, изја

I pyetur nëse Qeveria ka informacione për arratisjen e Ramadanit, për të cilat një pjesë e mediave raportuan se gjendet në Kosovë dhe se ku kanë dështuar institucionet, Mexhiti iu referua  përgjigjes nga Ministria e Punëve të Brendshme.

"Për këtë do të drejtoheni në Ministrinë e Punëve të Brendshme. E di që Këshilli Gjyqësor ka marrë një vendim që argumentet e paraqitura nga Serbia nuk qëndrojnë dhe nuk ka asnjë bazë për ta dërguar Blerim Ramadanin në Serbi. Është tashmë vendimi i tretë. E njëjta gjë ishte edhe për Dugollin në të kaluarën, ka pasur edhe për Morinën dhe tashmë po bëhet praktikë gjyqësore dhe mendoj se me shumë mundësi ajo praktikë gjyqësore duhet të na drejtojë neve si shtet që të veprojmë si të gjitha shtetet e tjera evropiane. Pra, për këtë rast Serbia po jep informacione të pasakta dhe nuk mendoj se duhet të merren seriozisht në të ardhmen", theksoi Mexhiti.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq pardje kërkoi shpjegim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për arratisjen e Ramadanit nga arresti shtëpiak, duke theksuar se arratisja e tij ishte skandaloze.

Српскиот министер за надворешни работи Ивица Дачиќ изјави денеска дека црногорскиот претседател Мило Ѓукановиќ продолжува да ги плаши црногорските граѓани со лаги во врска со Србија и наводна

Nga ana tjetër, pushteti dhe opozita dje kanë vijuar me akuzat e ndërsjella për arratisjen e Ramadanit.

LSDM-ja opozitare përmes një komunikate theksoi se Ramadani ndodhet në Kosovë dhe përgjegjës për këtë e konsideron ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

СДСМ и коалицијата нема да учествува во нивниот дневнополитички театар на кој единствена цел е да им помогне на оние центри кои не сакаат Северна Македонија да ги почне преговорите со ЕУ.

VMRO-DPMNE, sërish, përmes një komunikate ka theksuar se është e qartë se Ramadani është liruar në arrest shtëpiak, nga ku është arratisur nga të njëjtët gjyqtarë "të cilët me vite i shërbejnë dhe mbrojnë krimin e LSDM-së dhe BDI-së".

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që dështoi plani i Vuçiqit dhe qeverisë monoetnike për ekstradim të ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani nga Kosova i cili po përndiqet me urdhër të qeverisë serbe dhe ishte arrestuar në Shkup.

 Mexhiti dhe Taravari, humbës të zgjedhjeve dhe vazalët e të preferuar të VMRO-së, u krekosën që e kanë liruar Blerim Ramadanin, duke e mashtruar opinionin shqiptar.

MPB-ja të enjten ka konfirmuar për MIA se Ramadani është arratisur nga arresti shtëpiak nga shtëpia e familjarëve në vend.

"Autoriteti gjyqësor kompetent ka dorëzuar dokumentacion në Ministrinë e Punëve të Brendshme për dhënien e fletarrestit qendror për personin B.R. pasi aktualisht është i padisponueshëm për organet e ndjekjes. MPB po ndërmerr masa për gjetjen e personit", informuan nga MPB për MIA. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR