• e diel, 02 shkurt 2025

Komisioni parlamentar për zgjedhje e konstatoi listën prej shtatë kandidatëve për anëtarë të Këshillit të ASHMAA-së

Komisioni parlamentar për zgjedhje e konstatoi listën prej shtatë kandidatëve për anëtarë të Këshillit të ASHMAA-së

Shkup, 29 janar 2025 (MIA) - Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme e konstatoi propozim vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë  për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Në listën e kandidatëve për anëtarë të këtij trupi rregullator janë: Viktor Pavlovski, inxhinier i diplomuar për informatikë prodhimi nga Shkupi, Sasho Stefanovski, i diplomuar për art filmik dhe kameraman televiziv nga Shkupi, Petar Gjurovski, montazher i diplomuar i filmit dhe TV nga Shkupi. Cvetanka Minovska, gazetare e diplomuar nga Shkupi, Afrona Vërzivolli, ekonomiste e diplomuar nga Shkupi, Nafije Selmani, profesoreshë e diplomuar e gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Shkupi dhe Gordana Majnova, ekonomiste e diplomuar dhe magjistër e komunikologjisë.

Tre kandidatët e parë janë votuar me 10 vota "pro" në propozim të koordinatorit të VMRO-DPMNE-së, deputetit Nikolla Miceski, ndërsa në propozim të deputetit nga ZNAM, Daniel Stojçevski për kandidat të listës së anëtarëve të ASHMAA-së u votua Cvetanka Minovska. 

Në vazhdim të seancës pas pauzës së dytë, me propozim të deputetit Rijad Shaqiri nga Aleanca për Shqiptarët, mbështetje për t'u përfshirë në listë morën kandidatet Afrona Vërzivolli dhe Nafije Selmani.

Propozimi i deputetit Lupço Nikollovski nga LSMD, për zgjedhjen e magjistër Arben Saitit në listën e kandidatëve për anëtarë në ASHMAA nuk u pranua sepse ka marrë vetëm tre vota "pro". Anëtarja e partisë së tij Sanja Lukarevska si propozim të ri e propozoi kandidatën Gordana Majnova e cila e mori shumicën e nevojshme. 

Deputetja Ilire Dauti nga Aleanca e Shqiptarëve më parë u largua nga seanca, duke akuzuar për politizim të zgjedhjes së Këshillit të ASHMAA-së.

"Nuk ka asnjë arsye që ne të marrim pjesë në këtë lojë të paracaktuar nga partitë politike. Është e qartë se në këtë rast VMRO-DPMNE është koordinuar mirë me ZNAM-in, ndoshta edhe me LSDM-në, dhe në anën tjetër me të Majtën, ndoshta edhe me VLEN-in. Për të mos qenë pjesë e gjithë kësaj dhe për të deklaruar edhe një herë kundërshtimin ndaj ndërhyrjes së politikës në media, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të largohemi nga kjo seancë në shenjë proteste", tha Dauti dhe u bëri thirrje deputetëve të Frontit Evropian që të largohen nga seanca.

Në konkursin publik për anëtarë të Këshillit aplikuan 31 kandidatë, por një kandidat e tërhoqi kandidaturën. Nga 30 kandidatët që aplikuan, Komisioni votoi se gjashtë nuk plotësonin kushtet, pasi nuk kishin dorëzuar certifikatën e shtetësisë, që ishte një nga kërkesat.

Kushtet për anëtarë në ASHMAA i përmbushin Sasho Stefanovski, Nafije Selmani, Dragica Ljubeska, Petar Xhurovski, Emilija Petreska Kamenjarova, Shaban Dalipi, Andrijana Skerlev Çakar, Lazo Petrushevski, Zoran Fidanoski, Arben Saiti, Emilija Janevska, Davor Bashoski, Daut Dauti, Gordana Majnova, Viktor Pavlovski, Vladimir Gjorgievski, Elena Stojkovska, Zerijeta Hajro Jajaga, Cvetanka Minovska, Stojançe Naumov, Afrona Vërzivolli dhe Boris Arsov.

Propozim-vendimi i konstatuar për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. do të gjendet në seancë parlamentare, në të cilën për miratimin e tij kërkohet shumicë prej dy të tretash dhe shumicë e Badinterit.

Në rend dite të kësaj seance u konstatua Propozim – vendimit për shpallje të konkursit publik për emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për ankesa rreth furnizimeve publike. ls/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR