• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Komisioni për sistem politik e dërgoi në lexim të dytë Propozimin e ligjit për ndryshimin e Ligjit për çmimet shtetërore

Komisioni për sistem politik e dërgoi në lexim të dytë Propozimin e ligjit për ndryshimin e Ligjit për çmimet shtetërore

Shkup, 1 korrik 2025 (MIA) – Komisioni kuvendor për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive sot në kuadër të mbledhjes së 36-të votoi në procedurë të mëtutjeshme kuvendore, gjegjësisht në lexim të dytë ta dërgojë Propozimin e ligjit për ndryshime të Ligjit për çmimet shtetërore. 

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov në sqarimin e zgjidhjes ligjore theksoi se qëllimi kryesor i këtij propozim-ligji është harmonizim i terminologjisë dhe kompetencave në Ligjin për çmimet shtetërore me strukturën e re organizative të pushtetit ekzekutiv dhe për këtë zëvendësim të të gjitha nocioneve dhe referencave të cilat kanë të bëjnë me Ministrinë e Kulturës në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit dhe zëvendësim të të gjitha nocioneve dhe referencave të cilat kanë të bëjnë me Agjencinë për Rini dhe Sport në Ministrinë e Sportit. Theksoi se këto ndryshime janë me rëndësi teknike, por thelbësore.  

“Ligji për çmimet shtetërore rregullon çështjen që lidhet me përcaktimin e llojeve, kritereve, procedurave dhe organeve kompetente për ndarjen e çmimeve shtetërore në Republikën e Maqedonisë. Dhe me këtë, propozohet Propozim tligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për çmimet shtetërore me qëllim harmonizimin e rregullores ekzistuese ligjore me ndryshimet e miratuara të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore që rrjedhin nga riorganizimi i degës ekzekutive, dhe me të cilat ndryshime përcaktohet që Ministria e Kulturës të vazhdojë të funksionojë si Ministri e Kulturës dhe Turizmit, ndërsa Agjencia për Rini dhe Sport transformohet në Ministri të Sportit. Për të siguruar siguri juridike, lehtësi institucionale dhe zbatim të qetë të kompetencave në fushën e çmimeve shtetërore, është e nevojshme të ndërhyhet në tekstin e Ligjit për çmimet shtetërore ku përmenden emrat e vjetër të organeve kompetente”, tha Lutkov.

Komisioni për Sistem Politik me një votë “për” dhe asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur” konstatoi se Propozimi i vendimit për plotësimin e Kodit Penal, i parashtruar nga deputetët e “Frontit Evropian” – Blerim Bexheti, Arbana Pasholli, Rina Ajdari, Ilir Hasani, Ilir Demiri, Skender Rexhepi, Sali Murati dhe Bejxhan Iljas, nuk është i pranueshëm dhe nuk duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm në kuadër të Kuvendit. 

Deputetja Arbana Pasholli në sqarimin e zgjidhjes ligjore theksoi se me këtë Propozim - ligj do të mundësohet siguri në sistemin juridik, harmonizim me Kushtetutën, me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe me marrëveshjet ndërkombëtare, deklaratat dhe rezolutat e ratifikuara në përputhje me Kushtetutën, përmes respektimit dhe zbatimit të drejtë, respektim të vlerave themelore të rendit kushtetues, gjegjësisht sundimit të drejtësisë dhe shtetit juridik, zhvillimin e vlerave civilizuese të paqes dhe bashkëjetesës, parandalimin e viktimizimit të dyfishtë të viktimave të veprës penale gjenocid dhe parandalim të të njëjtit. Potencoi se në Kodin Penal në nenin 407-a në paragrafin 3 pas fjalëve: “holokausti” shtohen fjalët: “gjenocidi në Srebrenicë”. fc/

Foto: Printskrin i videos

QËNDRONI TË LIDHUR