• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi dhe Avokati i Popullit kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunim

Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi dhe Avokati i Popullit kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunim
Shkup, 7 mars 2023 (MIA) - Komisioni për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe Avokati i popullit sot në Shkup kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunim, ku theksohet përkushtimi i të dy palëve që të punojnë së bashku për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve.
Memorandumin e kanë nënshkruar kryetari i Komisionit për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, Ismail Kamberi dhe Avokati i Popullit, Naser Zimberi. Siç thuhet në kumtesë, nënshkruesit pajtohen që të bashkëpunojnë në drejtim të realizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, në pajtim me kompetencat të cilat janë konfirmuar me Ligjin për Avokatin e Popullit dhe Ligjin për pengimin dhe mbrojtjen nga diksriminimi.
 

KPMD dhe Ombudsmani, siç thuhet, bashkarisht do të ndërmarrin aktivitete edukative dhe hulumtime adekuate për promovimin e parimit të barazisë dhe parimet e mosdiskriminimit, do të bashkëpunojnë gjatë organizimit të debateve publike, punëtorive, konferencave dhe fushatave dhe ngjarjeve tjera edukative-promovuese, me qëllim të ngritjes së ndërgjegjes tek opinioni. Ata do të bashkëpunojnë profesionalisht gjatë veprimit për trajtimin e ankesave dhe rasteve konkrete të diskriminimit, si dhe do të këmbejnë informata të qasshme, mendime dhe rekomandime nga sfera e barazisë dhe mbrojtjes nga diskriminimi. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR