• e martë, 24 dhjetor 2024

Komisioni për mbikëqyrjen e punës së gjykatave pranë Ministrisë së Drejtësisë në Gjykatën Themelore Kavadar

Komisioni për mbikëqyrjen e punës së gjykatave pranë Ministrisë së Drejtësisë në Gjykatën Themelore Kavadar

Shkup, 10 tetor 2023 (MIA) - Komisioni për mbikëqyrjen e punës së gjykatave pranë Ministrisë së Drejtësisë sot është në Gjykatën Themelore Kavadar. Siç theksojnë nga Ministria e Drejtësisë për MIA-n, Komisioni do të mbikëqyrë funksionimin e sistemit AKMIS.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga javën e kaluar e ka shkarkuar Nanevin nga pozita e kryetarit të Këshillit për koordinim të teknologjisë informatike në organet gjyqësore dhe ka iniciuar procedurën për hartimin e një rregullore të re për funksionimin e Këshillit.

Lloga në konferencën për media, atëherë informoi se deri te Këshilli gjyqësorë ka dorëzuar shkresë për hapjen e procedurës për konstatimin e përgjegjësisë për punën e kryetarit të Gjykatës Themelore të Kavadarit, gjyqtarit Lazar Nanev.

Siç shpjegoi atëherë Lloga, pas marrjes dhe analizës së materialeve për seancën e Këshillit gjyqësor, ka konstatuar se në materialet e dorëzuara ka pretendime serioze për cenim të integritetit të gjyqtarit dhe siç tha ai, evidentohet ekzistenca e një situatë që shqetëson seriozisht dhe vë në pikëpyetje sigurinë juridike të qytetarëve dhe të drejtën e garantuar për t'u gjykuar nga një gjyqtar i pavarur dhe i paanshëm. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR