• e shtunë, 24 maj 2025

Komisioni për Mbikëqyrje i AKMIS-it: Ndarja e lëndëve gjyqësore bëhet në mënyrë elektronike, përjashtimi i gjykatësve është në përputhje me procedurën ligjore

Komisioni për Mbikëqyrje i AKMIS-it: Ndarja e lëndëve gjyqësore bëhet në mënyrë elektronike, përjashtimi i gjykatësve është në përputhje me procedurën ligjore

 Shkup, 1 mars 2025 (MIA) - Komisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të Rregullores së Gjykatës dhe dispozitave të Ligjit për menaxhimin e rrjedhës së lëndëve në gjykata ka konstatuar se ndarja e lëndëve gjyqësore bëhet në mënyrë elektronike dhe se nuk është regjistruar ndarja manuale e lëndëve. Përjashtimi i gjykatësve bëhet sipas procedurës ligjore dhe për çdo përjashtim dhe përfshirje të gjykatësve nga AKMIS ka vendime të arsyetuara.

Në procesverbalet e Komisionit,  të publikuara në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë (pravda.gov.mk), si dobësi të konstatuara theksohen mungesa e gjykatësve dhe zyrtarëve administrativë, prandaj edhe propozohet që Këshilli Gjyqësor të bëjë zgjedhje urgjente të gjykatësve për të siguruar plotësimin e gjykatave. Në disa gjykata është konstatuar se nuk ka central telefonik, nuk janë siguruar uniforma për pjesëtarët e policisë gjyqësore dhe nuk ka ashensorë apo qasje për personat me aftësi të kufizuara. Gjykatat gjithashtu nuk publikojnë rregullisht programet e punës, planet vjetore, oraret dhe aktet tjera në ueb-faqe për të mundësuar transparencë më të madhe të punës së gjykatës.

 Nga Ministria e Drejtësisë sot  informuan se janë propozuar masa për zgjidhjen e këtyre problemeve dhe se Komisioni do të vazhdojë të monitorojë zbatimin e tyre.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR