• e premte, 05 dhjetor 2025

Komisioni për kulturë dhe turizëm deri në fund të këtij viti do të pranojë propozime për shënimin e jubileve në vitin 2026

Komisioni për kulturë dhe turizëm deri në fund të këtij viti do të pranojë propozime për shënimin e jubileve në vitin 2026

Shkup, 13 nëntor 2025 (MIA) - Deri më 31 dhjetor 2025 organet shtetërore, shërbimet publike, institucionet shkencore, komunat, shoqatat e qytetarëve dhe subjektet e interesuara duhet të parashtrojnë në Komisionin kuvendor për kulturë dhe turizëm propozime për shënimin e përvjetorëve jubilarë të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara në vitin 2026.

Anëtarët e Komisionit deri më tani në mbledhje e detyruan shërbimin kuvendor të dërgojë kërkesë me shkrim drejt institucioneve përkatëse që ato të dërgojnë propozime që do të hybin në Propozim-programin për ngjarje jubilare për vitin e ardhshëm.

Në mbledhjen kushtuar hollësive teknike për përgatitjen e Propozim-programit për vitin 2026 ishte konstatuar edhe prëbërja e grupit të punës e cila do t'i shqyrtojë dhe do të vendosë rreth propozimeve të arritura.

Në të do të bëjnë pjesë nëntë deputetë: Velika Stojkova-Serafimovska, Pavle Arsoski, Dijana Toska, Sanja Llukarevska, Dragan Nedeljkoviq, Bejxhan Iljaz, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, Sali Murat dhe Valbona Adili.

Deputetja Velika Stojkova-Serafimovska - e emëruar nga kryetarja e këtij Komisioni, Saranda Imeri Stafai, sot ta zhvillojë mbledhjen, tha se pret që anëtarët e Komisionit të jenë konstruktiv në përgatitje, njejtë siç ishin, tha, edhe për programin për vitin 2025.

"Jam e sigurt se edhe për vitin 2026 do të dokardohemi dhe se do të respektohen kriteret për ngjarjet jubilare dhe të rëndësishme si dhe personalitete të shquara të cilët duhet të kenë kontribute në zhvillimin e shtetit, sepse këtë program e përgatisim për shkak të ruajtjes së memories shtetërore", tha Stojkova-Serafimovska. ab/

Foto: МIА 

 

QËNDRONI TË LIDHUR