• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komisioni për financim dhe buxhet miratoi disa konkludime pas debatit për raportet financiare të ESHR-së për onkologjinë

Komisioni për financim dhe buxhet miratoi disa konkludime pas debatit për raportet financiare të ESHR-së për onkologjinë

Shkup, 16 tetor 2023 (MIA) - Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot e përfundoi mbledhjen e 71-të në të cilën u miratuan disa konkludime nga diskutimi për raportet financiare dhe revizionit të harmonizimit për vitin 2021 në IPSH Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji Shkup.

Konkludimi i parë ishte thëniet e Kuvendit se personat përgjegjës të subjektit lëndë e revizionit, IPSH Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji Shkup, duhet të veprojnë  dhe t'i zbatojnë të gjitha rekomandimet e dhëna në rpaortin përfundimtar të revizorit të autorizuar shtetëror për revizion të kryer të raporteve financiare dhe revizion të harmonizimit për vitin 2021.

"Kuvendi u bën thirrje personave përgjegjës për udhëheqje dhe menaxhim me klinikën të ndërmarrin masa për përgatitje dhe miratim të protokolleve mjekësore për kyçje të pacientëve në terapi biologjike dhe të sigurojnë implementim të tyre konsekuent praktik. Kyçjet në terapi biologjike të bëhen kryesisht në bazë të mendimit të kolegiumit profesionist i cili ka për obligim t'i konstatojë nevojat reale dhe t'ia propozojë drejtorit të klinikës, i cili në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondit për sigurim shëndetësor kanë për obligim t'i sigurojnë mjetet e nevojshme financiare për furnizim të të njejtave", konkludoi Komisioni.

Në koordinim me MSH dhe Fondin për sigurim shëndetësor të sigurohet kompensimi i kushtëzuar, t'i reflektojë nevojat reale të pacientëve dhe klinikës, ndërsa gjatë furnizimit të terapisë së nevojshme të respekotohen dispozitat themelore të nenit 4 dhe 5 të Ligjit për furnizime publike.

Kuvendi u bëri thirrje personave përgjegjës për udhëheqje dhe menaxhim me klinikën të zbatojnë regjistrim të të gjitha mjeteve dhe obligimeve të klinikës në pajtim me rregulloren për kontabilitet të buxheteve dhe shfrytëzuesve buxhetorë. personat përgjegjës të klinikës të miratojnë procedura për mënyrën e pranimit, dhënies, shpenzimit dhe evidentimit të rezervave të medikamenteve dhe materialit të shpenzuar mjekësor.

Duke pasu parasysh se Enti shtetëror prë revizion ka konstatuar se klinika ka ndërmarrë obligime mbi buxhetin e miratuar të cilat shkaktojnë procedura gjyqësore, pagesë të shpenzimeve shtesë, norma interesi dhe taksa administrative dhe të tjera, Kuvendi udhëzin se MSH dhe Fondi për sigurim shëndetësor, gjatë miratimit të mjeteve të nevojshme, ato t'i reflektojnë nevojat reale të klinikës dhe pacientëve, ndërsa personi prëgjegjës i klinikës t'i qaset përgatitjes së planit për shlyerje të obligimeve të tjera dhe ndërmarrja e obligimeve të mëtutjeshme të jetë në suaza të buxhetit të miratuar, pa u çrregulluar me atë rast cilësia e shërbimeve të cilat u ofrohen pacientëve.

Për shkak të faktit që Enti shtetëror për revizion ka konstatuar se gjatë vitit 2016 MSH në emër dhe për llogari të klinikës është furnizuar me akselerator linear me qëllim të përmirësimit dhe rritjes së qasjes drejt shërbimeve mjekësore, Kuvendi u bën thirrje personave përgjegjës për udhëheqje dhe manxhim me klinikën, në bashkëpunim me Findi për sigurim dhe MSH-në, në konsultime me servisuesin e autorizuar të bëjnë analizë të zgjidhjeve të mundshme me qëllim që të sillet vendim optimal për vënien në përdorim të akseleratorit, apo furnizim të akseleratorëve të rinj me qëllim të sigurimit të funksionimit afatgjatë të repartit për radioterapi.

Sipas konkludimit të Komisionit, në vitin 2023 nga ana e personave përgjegjës të IPSH Klinikës universitare për radioterapi dhe onkologji Shkup i është parashtruar shkresë MSH dhe Qeverisë në të cilën informojnë për probleme me të cilat përballet klinika në funksionimin e saj, siç është frekuentimi i rritur i pacientëve dhe kompensimi i vazhdueshëm i medikamenteve, posaçërisht medikamenteve për terapo biologjike për të cilat miratohet buxhet i kushtëzuar për hskak se në repartet e onkologjisë të spitaleve klinike në Manastir, Shtip, Spitalin e qytetit "8 Shtatori" ka mungesë të kuadrit profesional dhe pajisjeve. Me qëlllim që të mundësohet klinika të mund të kryejë shërbime cilësore dhe në kohë, Kuvendi kërkon Qeveria në kuadër të kompetencave të vta të ndërmarrë aktivitete për krijim të kushteve për shfrytëzim racional dhe efikas të pajisjes në institucionet publike shëndetësore ku janë krijuar kushte për ofrim të shërbimeve shëndetësore në fushën e radioterapisë dhe onkologjisë me çka do të disperzoheshin shërbimet shëndetësore nga kjo fushë.

"Në pajtim me nenin 92 të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, Ministri i Shëndetësisë është i detyruar të vendosë sistem nacional për punë materiale financiare dhe kontabiliste të institucioneve publike shëndetësore. Krahas asaj që ky obligim ligjor është vendosur në vitin 2015, ESHR ka konstatuar se aktivitetet e Ministrisë janë në fazë fillestare dhe sistemi nacional prej janarit të vitit 2018 nuk është në funksion për shkak të marrëveshjes së pasiguruar për mirëmbajten e tij. Kuvendi kërkon që MSH të ndërmarrë aktivitete për implementimin dhe funksionimin e sistemit nacional për punë materiale financiare dhe kontabiliste të IPSH-së", qëndro në konkludime.

Kuvendi u bën thirrje personave përgjegjës në subjektin lëndë e revizionit IPSH Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji Shkup të veprojnë sipas rekomandimeve dhe në Kuvend të parashtrojnë raport për zbatim të rekomandimeve të dhëna në rpaortin përfundimtar të revizorit të autorizuar shtetëror për revizionin e kryer të raporteve financiare dhe revizionit të harmoniszimit për vitin 2021.

Kuvendi i rekomandon ESHR të zbatojë revizion të raporteve financiare së bashku me revizionin e harmonizimit për vitin 2023 të IPSH Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji me revizion të masave të ndërmarra sipas rekomandimeve të dhëna dhe revizionit të raporteve financiare dhe revizionit të harmonizimit për vitin 2023 të MSh-së.

Nga Komisioni cekën se duke pasur parasysh se ESHR ka konstatuar gjendje të cilat kanë të bëjnë me furnizimin e reagjensëve për pajisje mjekësore, aparate me sisteme të mbyllura dhe gjendje të cilat kanë të bëjnë me servisimin dhe mirëmbajtjen e aparateve mjekësore nga subjekte juridike të cilat kanë pozicion monopoli - të drejtë ekskluzive, deputetët do të ndërmarrin aktivitete për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për furnizime publike me qëllim të rirregullimit të dispozitave.

"ESHR në raportin e fundit revizor ka konstatuar se Qeveria me propozim të MSH-së po përgatitë programe adekuate për mbrojtje shëndetësore të popullatës, duke mos siguruar me atë rast mjete të mjaftueshme prë realizim të aktiviteteve të konstatuara. Kuvendi tregon se nevojitet MSH në bashkëpunim me Ministrinë e Financave t'i sigurojë mjetet e nevojshme për relaizim të aktiviteteve të konfirmuara dhe të kryejë shlyerje të obligimeve të tjera ndaj institucioneve publike shëndetësore, përkatësisht ndaj IPSH Klinikës universitare prë radioterapi dhe onkologji Shkup", thonë nga Komisioni.

Kuvendi i rekomandon MSH-së të parashtrojë detyrim drejt institucioneve publike shëndetësore të sigurojnë informatë për pajisje e cila është furnizuar, por nuk është vënë në përdorim me sqarim se cilat janë shkaqet për atë dhe në koordinim me organet kompetente të ndërmarrë masa dhe të krijojë kushte për t'u vënë në përdorim.

Në fund, Komisioni vendosi këto konkludime, së bashku me Raportin e komisionit t'i parashtrohen ESHR-së, Prokurorisë publike, Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe IPSH Klinikës universitare për radioterapi dhe onkologji Shkup.

Debati në Komision filloi javën e kaluar, kur raportin e prezantoi revizori kryesor shtetëror, Maksim Acevski, i cili sqaroi se janë konstatuar një sërë lëshimesh të cilat kanë të bëjnë me punën e institucionit shëndetësor, të cilat drejtpërdrejtë ndikojnë edhe në shërbimet që u ofrohen pacientëve.

Për nesër është caktuar mbledhje e Komisionit anketues që e formoi Kuvendi me qëllim që të konstatohet përgjegjësia e mundshme politike për rastin. ab/

Foto/МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR