• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komisioni për çështje kushtetuese e miratoi nevojën për qasje në ndryshimet kushtetuese

Komisioni për çështje kushtetuese e miratoi nevojën për qasje në ndryshimet kushtetuese

Shkup, 25 korrik 2023 (MIA) -Në Komisionin për çështje kushtetuese sot janë votuar dy konkluzione, përkatësisht qasja drejt ndryshimit të Kushtetutës dhe përgatitja e draft-amendamenteve për ndryshimin e Kushtetutës, nëse pranohet nevoja për ndryshimin e saj në seancën më 18 gusht. Të dyja konkluzionet u miratuan me dhjetë vota "pro" dhe shtatë vota "kundër".

"Nën një, Komisioni e mbështet propozimin për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës iniciuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nën dy, Komisioni i propozon Kuvendit që të marrë vendim për qasje në ndryshimin e Kushtetutës", propozoi Xhaferi.

Konkluzioni i dytë ka të bëjë me draft -amendamentin për ndryshimin e Kushtetutës, nëse votohet nevoja e seancës parlamentare të caktuar për 18 gusht.

"Konform nenit 131, paragrafi 1 i Kushtetutës, vendimin për qasje në ndryshimin e Kushtetutës së RMV-së e sjell Kuvendi me shumicë prej dy të tretash nga numri i përgjithshëm i votave të deputetëve. Nëse Kuvendi sjell vendim për qasje në amendamentin e Kushtetutës konform nenit 196 paragrafi 4 i Rregullores, Kuvendi përmes konkluzës konstaton afatin në të cilin parashtruesi i propozimit për qasje në amendamentin e Kushtetutës përgatit tekstin e draft-amendamenteve të Kushtetutës, me çka i propozoi Komisionit ta miratojë dhe Kuvendit t'i propozojë konkluzën në vijim: Parashtruesi i propozimit për ndryshime kushtetuese, Qeveria e RMV-së më së voni në afat prej 15 ditësh të përgatit tekst për draft-amendamentet dhe t'ia dorëzojë Kuvendit", tha Xhaferi.

Para kësaj në Komisionin, propozimin në fjalë e ka shpjeguar kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa kanë folur edhe përfaqësues nga të gjitha grupet parlamentare. Kundër ndryshimeve kushtetuese janë 44 deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe dy deputetë të partisë E Majta.

Në seancë, përveç kryeministrit Kovaçevski, morën pjesë edhe ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ndërsa më pas iu bashkuan edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, si dhe përfaqësues të korit diplomatik dhe misioneve në Shkup.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR