• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Komisioni për Çështje Evropiane e përfundoi debatin për ndryshimet e propozuara të Ligjit për ndërtim

Komisioni për Çështje Evropiane e përfundoi debatin për ndryshimet e propozuara të Ligjit për ndërtim

Shkup, 18 maj 2023 (MIA) - Komisioni kuvendor për Çështje Evropiane sot e përmbylli debatin për amendamentet e shtruara për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, me procedurë të shkurtuar, si pjesë e pakos së ndryshimeve të pesë ligjeve lidhur me ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d, të shënuara me flamur evropian.

Seanca e Komisionit duhet të vazhdojë nesër me debatin për ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për shpronësim, ndërsa pjesë e rendit të ditës janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 (aksi: Tetovë - Gostivar - Bukojçan dhe projektit për autostradën Trebenisht - Strugë - Qafthanë) dhe Korridorit 10d (aksi i autostradës Prilep - Manastir). 

Si pjesë e pakos së ndryshimeve për ndërtimin e korridoreve paraprakisht Komisioni për Çështje Evropiane i votoi ndryshimet e ligjeve për marrëdhënie pune, për ndërtim dhe për planifikim urbanistik, të gjitha me procedurë të shkurtuar dhe për to është debatuar edhe në seancë plenare.

 

QËNDRONI TË LIDHUR