• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komisioni kuvendor për sistem politik debatoi për Propozim ligjin për drejtësinë për fëmijët

Komisioni kuvendor për sistem politik debatoi për Propozim ligjin për drejtësinë për fëmijët

 

Shkup, 3 korrik 2023 (MIA) - Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive sot ka diskutuar për propozim-ligjin për drejtësi për fëmijët, të propozuar nga Ministria e Drejtësisë. Konkluzioni kryesor i diskutimit është se me miratimin e këtij ligji hapet mundësia për përmirësim të mëtejshëm të sistemit në përputhje me standardet ndërkombëtare, në radhë të parë me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve si dhe me rregulloren evropiane.

Folësit në seancë e përshëndetën procesin e rishikimit të Kodit Penal, Ligjit për Gjendjen Civile dhe Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve dhe ato ndryshime duhet të miratohen pa vonesë, pjesërisht për të përmirësuar qasjen në drejtësi dhe ushtrimin e të drejtave të fëmijëve, kur të tilla të drejta lëndohen, mohohen ose kur fëmijët bien në konflikt ose kontakt me ligjin.

Gjithashtu, janë të nevojshme investime të vazhdueshme për të forcuar më tej kapacitetet institucionale dhe teknike. Është e nevojshme të sigurohet specializimi i profesionistëve që punojnë në sistemin e drejtësisë për fëmijët, të përmirësohen kapacitetet për monitorimin e situatës së fëmijëve në sistemin gjyqësor.

Viktoria Avramovska Madiq zëvendësminstre e Drejtësisë, në fjalimin e saj në debatin theksoi se dispozitat e propozuara të këtij Ligji janë të bazuara në standardet evropiane për të drejtat e fëmijëve dhe rekomandimet për përmirësimin e sistemit të drejtësisë për fëmijë të përpunuara nga UNICEF.

Siç theksoi, qëllimi kryesor i ligjit të propozuar është përmirësimi i dispozitës që përcakton parimin e interesit më të mirë të fëmijës, transferimin e direktivave të BE-së për mbrojtjen procedurale të fëmijëve që dyshohen ose akuzohen në procedurë penale dhe direktivës për vendosjen e standardeve minimale të drejtësisë, mbështetja dhe mbrojtja e viktimave të krimit, forcimi i mbrojtjes së fëmijëve viktima dhe dëshmitarë në proceset penale që do të kontribuojnë në parandalimin e viktimizimit të fëmijëve, rregullimi i dispozitave procedurale në lidhje me rrjedhën e procesit gjyqësor kundër fëmijës dhe forcimi i makinerive për parandalimin e delikuencës së fëmijëve.

Sipas euroambasadorit Dejvid Gir, kuadri ligjor për mbrojtjen e fëmijëve ka bërë përparim të dukshëm vitet e fundit. Ai shtoi se propozim-ligji përfshin krijimin e një fondi për kompendimin e fëmijëve viktima, por edhe e përforcon parandalimin e delikuencës së fëmijëve.

"Fëmijët dhe të rinjtë janë kapitali më i madh njerëzor në çdo shoqëri. Ata janë e ardhmja jonë. Raporti i fundit për vendin vë në dukje se masat ligjore, institucionale dhe politike synojnë të mbrojnë të drejtat e fëmijëve dhe janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së", tha Gir në fjalimin e tij në seancën dëgjimore.

Sipas Girit, ka mungesë të dokumenteve strategjike për të drejtat e fëmijëve dhe duhet të krijohet një organ funksional për të mbikëqyrur zbatimin e ligjit. Gjithashtu, sqaroi, të rinjtë duhet të këshillohen më shpesh për miratimin e ligjeve të tilla.

“Maqedonia e Veriut tani është në një fazë shumë të rëndësishme të integrimit në BE. Sot duhet të ketë një fokus edhe më të madh në miratimin dhe zbatimin e reformave, në mënyrë që shoqëria të jetë më e përgjegjshme ndaj nevojave të qytetarëve dhe të mundësojë të drejtën e mbrojtjes për të gjithë, përfshirë edhe fëmijët", tha Gir. ls/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR