• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komisioni kuvendor për Financim dhe Buxhet do të mbajë dy mbledhje

Komisioni kuvendor për Financim dhe Buxhet do të mbajë dy mbledhje

Shkup, 1 shtator 2023 (MIA) - Në Kuvend për sot janë caktuar dy mbledhje të Komisionit për Financim dhe Buxhet.

Anëtarët e këtij komisioni në mbledhjen e 67-të duhet t'i shqyrtojnë raportet financiare të Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve për vitin 2022, shqyrtuar nga një revizor i autorizuar. Në rend dite janë edhe dy raporte vjetore të kësaj agjencie, për punën e saj në vitin 2022 dhe për situatën dhe lëvizjet në tregun e sigurimeve në vitin 2022.

Siç është publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, pika e vetme e rendit të ditës së mbledhjes së 45-të është Propozimi i ligjit për garanci të Maqedonisë së Veriut të detyrimeve pas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për mbështetje të likuiditetit të SHA  EMV Shkup në kushte të krizës energjetike, që do të lidhet mes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Shoqatës Aksionare për Prodhimin e Energjisë Elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore, Shkup, me procedurë të shkurtër. Materiali, siç bëhet e ditur, është tërhequr. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR