• e hënë, 09 mars 2026

Komisioni kuvendor për Finacim dhe Buxhet nuk e miratoi rendin e ditës për seancën e sotme

Komisioni kuvendor për Finacim dhe Buxhet nuk e miratoi rendin e ditës për seancën e sotme

Shkup, 9 mars 2026 (MIA) - Komisioni kuvendor për Financim dhe Buxhet nuk e miratoi rendin e ditës për seancën e sotme, në të cilën u propozua për diskutim për ndryshimet e Ligjit për Tatimin mbi Fitim, të parashtruara nga deputetët e opozitës Elmi Aziri, Zijadin Sela dhe Ilire Dauti.

Pasi shumica në Komision nuk i mbështeti pikat e rendit të ditës, u miratua procesverbali nga seanca e mëparshme, me çka duke i dhënë fund seancës së këtij trupi kuvendor.

Memorandumi shpjegues i ndryshimeve të propozuara të Ligjit për Tatimin mbi Fitim, theksohet se ato duhet të parashikojnë rregullimin automatik të pragut për regjistrimin e detyrueshëm në TVSH, në përputhje me rritjen e pagës minimale, ndërsa me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Tatimin mbi Fitim, një rritje të pragut për lirimin nga tatimi mbi fitimin për bizneset e vogla nga 3.000.000 në 4.000.000 denarë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR