• e enjte, 04 dhjetor 2025

Komisioni i Venedikut rekomandon kufizimin e mandateve të prokurorit publik dhe zgjedhjen e tij me shumicë të kualifikuar

Komisioni i Venedikut rekomandon kufizimin e mandateve të prokurorit publik dhe zgjedhjen e tij me shumicë të kualifikuar

Strasburg, 15 tetor 2025 (MIA) - Ligjet e propozuara për Prokurorinë Publike dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, pavarësisht disa mangësive, përmbajnë shumë karakteristika pozitive - të reja ose të marra nga ligjet në fuqi, theksohet në mendimin e përbashkët të Komisionit të Venedikut dhe Drejtorisë së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit (DGI) të Këshillit të Evropës për dy projekt-tekstet ligjore të Qeverisë së Maqedonisë.

Në mendimin rekomandohet ndryshimi i Kushtetutës, me të cilën do të kufizohej e drejta e rizgjedhjes së prokurorit publik, si dhe ai të zgjidhet dhe shkarkohet me shumicë të kualifikuar në Kuvend.

"Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre çështjeve për autonominë dhe pavarësinë relative të Prokurorisë Publike, Komisioni i Venedikut rekomandon që, në kontekstin e reformës së ardhshme kushtetuese, Kushtetuta të ndryshohet edhe në këto pika, theksohet në dokument.

Lidhur me Propozim-ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë, në mendimin rekomandohet shqyrtimi i kohëzgjatjes së përvojës profesionale të të gjithë anëtarëve-porotë të Këshillit, si dhe sigurmin e një alternative për mënyrën se si zgjidhen katër anëtarët porotë, me çka do të sigurohet zgjedhje e bazuar në meritat dhe integritetin e kandidatëve, si dhe përfaqësim të larmishëm.

Komisioni i Venedikut propozon gjithashtu që funksioni i prokurorëve të zgjedhur si anëtarë të Këshillit të Prokurorëve Publikë të pezullohet për kohëzgjatjen e mandatit të tyre në Këshill.

"Të sqarohen konceptet "ndikon në autonominë e prokurorëve publikë" ose "neglizhon ose nuk i kryen funksionet dhe detyrat e tyre në punën e Këshillit" si baza për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë, thuhet në rekomandimet.

Më tej propozohet përfshirja e masave shtesë mbrojtëse në mënyrë që vendimet e rëndësishme, të tilla si ato për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të një anëtari të Këshillit, të miratohen me shumicë votash të prokurorëve në Këshill. 

"Në Propozim-ligjin në mënyrë të qartë të parashikohet se edhe prokurorët edhe anëtarët porotë të Këshillit janë të zgjedhur në bazë të kapacitetit individual, se anëtarët prokurorë nuk janë në varësi të Prokurorit Publik të Republikës në lidhje me punën e tyre në Këshill, si dhe të parashikohet se Prokurori Publik të mos ketë të drejtë vote në Këshill për fusha të caktuara, siç është disiplina", theksohet në dokumentin. 

Komisioni i Venedikut gjithashtu propozon, si një masë kalimtare në Ligji të parashikohet që anëtarët aktualë të Këshillit do të vazhdojnë të mbajnë detyrën deri në skadimin e mandateve të tyre aktuale.

Lidhur me Propozim-ligjin për Prokurorinë Publike, Komisioni i Venedikut rekomandon që gjatë përcaktimit të përshtatshmërisë për kryerjen e pozicionit të prokurorit publik, midis kritereve të përfshihen edhe aftësitë menaxheriale dhe organizative, si dhe të specifikohet se vetëm një rizgjedhje e prokurorit publik është e mundur.

"Të parashikohet që çdo aktvendim penal që nënkupton dënim me burg e ndërpren mandatin e Prokurorit Publik dhe prokurorëve; të ndryshohen bazat për shkarkimin e Prokurorit Publik për të siguruar qartësi dhe parashikueshmëri më të madhe; të kërkohet që Qeveria t'i paraqesë Kuvendit një shpjegim të qartë kur devijon nga mendimi i Këshillit të Prokurorëve Publikë për shkarkimin e Prokurorit Publik dhe të ofrohen mbrojtje të përshtatshme procedurale për prokurorët që vlerësohem", shtohet në rekomandimet. 

Komisioni i Venedikut gjithashtu rekomandon heqjen e mundësisë që dy vlerësime të njëpasnjëshme negative për punën nga lista e "shkeljeve më të rënda disiplinore" të mund të çojnë në shkarkimin e një prokurori, si dhe së sqarohet se llogaridhënia e prokurorit publik para Kuvendit nuk ka të bëjë me vendimet individuale prokuroriale dhe ndjekjet penale të Prokurorisë Publike.

 

На барање на шпанските, германските и финските власти, ЕВРОПРАВДА и ЕВРОПОЛ поддржаа меѓународна акција против голема инвестициска измама што вклучува употреба на криптовалути. Акцијата беше

Në mendimin gjithashtu rekomandohet që të mundësohet që një anëtar-porotë i Këshillit të prokurorëve publikë të jetë edhe kryetari i tij, si dhe zgjerimin e mundësisë për të kërkuar përjashtimin e një anëtari të Këshillit të prokurorëve publikë, për shkak të konfliktit të interesit nëse ka marrë pjesë ose aktualisht merrë pjesë në procedura të tjera kundër atij prokurori publik ose kandidati për prokuror publik.

"Të fshihet fraza "përveç nëse përcaktohet ndryshe" nga dispozita për barazinë e të drejtave dhe detyrimeve të anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë në Propozim-ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë ose të sigurohet një listë e mbyllur e përjashtimeve nga barazia e të drejtave dhe detyrimeve të anëtarëve të Këshillit. Të sqarohen disa nga bazat disiplinore në nenet 93 dhe 94 të Propozim-ligjit për Prokurorinë Publike si dhe koncepti i "pasojave të rënda" të përdorura në nenin 90 të të njëjtit Propozim-ligj, shton Komisioni i Venedikut, duke treguar se mbetet në dispozicion të autoriteteve të RMV-së për ndihmë të mëtejshme për këto çështje.

Dokumenti i përbashkët i Komisionit të Venedikut dhe DGI-së është përgatitur me kërkesë të ministrit të Drejtësisë Igor Filkov më 24 korrik të këtij viti për një mendim për Propozim-ligjin për Prokurorinë Publike dhe Propozim-ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë.

Mendimi është kërkuar, siç theksohet në dokumentin, në lidhje me qëllimin e Qeverisë e RMV-së për të përmirësuar integritetin gjyqësor përmes shqyrtimit të proceseve për rekrutim, përzgjedhj, emërim, vlerësim, avancim, transferimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

"Për këtë qëllim, në dhjetor të vitit 2023 u miratua Strategjia për reforma në sektorin gjyqësor (2024-2028), e cila përcaktoh masa të ndryshme me qëllim, ndër të tjera, përforcimin e autonomisë së Prokurorisë Publike, përmirësimin e rolit të Këshillit të prokurorëve publikë (veçanërisht në lidhje me vlerësimin e prokurorëve), reforma në procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit dhe përmirësimin e procedurave disiplinore"; theksohet në Komisionit e Venedikut. 

Në kuadër të përgatitjeve për mendimin, një delegacion i Komisionit e vizitoi Shkupin më 1 dhe 2 shtator për takime me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Gjykatës Supreme, Këshillit të Prokurorëve Publikë, Shoqatës së Prokurorëve, Odës së Avokatëve, Delegacionit të BE-së në vend, si dhe disa organizatave joqeveritare. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR