• e premte, 05 dhjetor 2025

Komisioni Evropian propozon fond prej 800 miliardë eurosh për investime në mbrojtje

Komisioni Evropian propozon fond prej 800 miliardë eurosh për investime në mbrojtje

Bruksel, 4 mars 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon de Lajen, sot propozoi fond të ri që do mund të mobilizojë afro 800 miliardë euro (841.5 miliardë dollarë) për investime në mbrojtje në Bashkimin Evropian, përfshirë ndihmën ushtarake për Ukrainën, raporton DPA.

Ajo tha se plani për të "riarmatosur Evropën" mund të mobilizojë rreth 800 miliardë euro (841.4 miliardë dollarë) për një Evropë të sigurt dhe elastike.

Fon der Lajen theksoi nevojën për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Evropës pas samitit në Londër ku liderët evropianë u mblodhën për bisedimet për Ukrainën. qa/

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR