• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Komisioni Evropian ka zhbllokuar 10,2 miliardë euro për Hungarinë

Komisioni Evropian ka zhbllokuar 10,2 miliardë euro për Hungarinë

Bruksel, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Komisioni Evropian kumtoi se Hungaria kishte ndërmarrë hapat e nevojshëm për sundimin e ligjit për të aksesuar 10.2 miliardë euro nga fondet e BE-së. Këto fonde janë pjesë e shumave të bllokuara më parë nga Komisioni për shkak të mangësive në legjislacionin hungarez.

Një nga arsyet që fillimisht u ndaluan fondet lidhej me pavarësinë e gjyqtarëve dhe më pas Budapesti ndërmori hapat e nevojshëm, sqarohet në kumtesën e Komisionit. Shtohet se KE-ja do të monitorojë përputhjen me kërkesat evropiane dhe mund të rishikojë vendimin e sotëm në çdo kohë.

Komisioni vëren se arsyeja e dytë e ndalimit të fondeve ishin lëshimet në fushën e prokurimit publik, punën e prokurorisë, rastet e konfliktit të interesave, luftën kundër korrupsionit. Asnjë përparim nuk është raportuar për këto çështje dhe aksesi i Budapestit në 6.3 miliardë euro të tjera mbetet i bllokuar. Për momentin, Hungaria nuk do të mund të përdorë gjithsej 21 miliardë euro nga BE. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR