• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komisioni dha mendim negativ për përdorimin e emrit “Car Boris III” në emrin e klubit bullgar në Ohër

Komisioni dha mendim negativ për përdorimin e emrit “Car Boris III” në emrin e klubit bullgar në Ohër

Shkup, 28 mars 2023 (MIA) - Komisioni për përdorimin e emrave të personave ka dhënë mendim negativ për përdorimin e emrit "Car Boris III" në emrin e Shoqatës për afirmimin e vlerave kulturore të bullgarëve maqedonas "Car Boris III Ohër".

Në seancën e sotme, Komisioni, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, ka dhënë mendim negativ për përdorimin e emrit Car Boris III në emrin e Shoqatës për afirmimin e vlerave kulturore të bullgarëve maqedonas "Car Boris III Ohër".

"Knkluzioni i seancës do t'i përcillet Ministrit të Drejtësisë i cili do të duhet të marrë vendim pas opinionit negativ të marrë më parë nga Komisioni, thuhet në kumtesën.

Komisioni, thuhet në kumtesën, konsideron se emërtimi i mundshëm i shoqatës me një emër të tillë shkakton tensione dhe intolerancë në mbarë shoqërinë maqedonase.

"U theksua se ai ishte përgjegjës për krimet e kryera gjatë pushtimit bullgar të Maqedonisë në Luftën e Dytë Botërore, gjatë të cilit u likuiduan qindra qytetarë. Posaçërisht u theksua mendimi se bashkëpunimi dhe aleanca e tij me Rajhun e Tretë dhe politika e theksuar antisemite janë përgjegjësit më të drejtpërdrejta për dëbimin dhe shfarosjen e mijëra hebrenjve nga Maqedonia në kampin e vdekjes në Treblinka, thuhet në kumtesën. ls/

Foto: MIA arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR