• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komisioni anketues për rastin e onkologjisë filloi me marrjen në pyetje të ish zëvendësministrit të Shëndetësisë Hasani

Komisioni anketues për rastin e onkologjisë filloi me marrjen në pyetje të ish zëvendësministrit të Shëndetësisë Hasani

Shkup, 25 tetor 2023 (MIA) - Komisioni anketues për rastin e Klinikës së onkologjisë sot vazhdoi me marrjen në pyetje të ish zëvendësministrit të Shëndetësisë, Ilir Hasani.

Kryetarja e Komisionit anketues për rastin e Klinikës së onkologjisë Rashela Mizrahi njoftoi se në seancën e sotme janë ftuar për pyetje zëvendësministrat Ilir Hasani, Vladimir Rendevski, Jovica Andonovski, ish ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, pastaj Maja Manoleva dhe të tjerë funksionarë në institucione shëndetësore.

Mizrahi javën e kaluar tha se pret që marrja në pyetje e dëshmitarëve të përfundojë deri më 3 nëntor, pas së cilës në një afat prej 30 ditësh të shqyrtohet i gjithë dokumentacioni dhe konkluzionet të dërgohen në Kuvend.

Duke komentuar deklaratën e kryetarit të Gjykatës Themelore Penale Ivan Xholev se formimi i Komisionit është i palejueshëm në kohën kur ka hetime aktive për rastin, Mizrahi atëherë theksoi se nuk sheh asgjë kontestuese dhe se kërkojnë vetëm përgjegjësi politike.

"Ekzistimi dhe kompetencat e Komisionit anketues janë të definuara në Kushtetutë. Ne kërkojmë përgjegjësi politike, por në përputhje me nenin 76 mund që nga përgjegjësia politike të dalë edhe përgjegjësi të tjetër si përgjegjësi penale ose civile. Plenumi e ka votuar atë Komisioni hetimor dhe ne jemi duke shqyrtuar dokumentacionin që është relevant nga institucionet dhe personat që i quajmë dëshmitarë janë nga ato institucione, kështu që nuk shoh asgjë kontestuese", deklaroi Mizrahi.

Deri më tani, para Komisionit anketues kanë folur ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ish ministrat e Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Bekim Sali, ministri aktual i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti ish drejtorët dhe ato aktual të Fondit për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Ramadani, Faton Ahmeti, Magdalena Filipovska Grashkovska. 

Vendimi për formimin e Komisionit hetues është marrë më 20 shtator, pasi Prokuroria Publike ka hapur procedurën para-hetimore pas akuzave publike për abuzim me ilaçe në këtë klinikë.

Akuzat për abuzim me ilaçe në klinikë shkaktuan reagime publike dhe një sërë protestash. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR