• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komisioneri i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut kërkoi buxhet prej 500 milionë dollarëve për këtë vit

Komisioneri i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut kërkoi buxhet prej 500 milionë dollarëve për këtë vit

Gjenevë, 30 janar 2024 (MIA) - Zyra e Komisionerit të lartë për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara sot kërkoi 500 milionë dollarë për financim të aktiviteteve të saj këtë vit, edhe pse vitin e kaluar ka marrë pak më shumë se gjysma e kësaj shume, transmetojnë mediat franceze. 

"Sot bëj thirrje për 500 milionë dollarë... që të zgjidhen disa nga sfidat më të mëdha për të drejtat e njeriut me të cilat përballemi sot dhe me të cilët do të përballemi në të ardhmen", tha komisari i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut Uollker Turk para diplomatëve në Gjenevë. 

"Jetojmë në një kohë të ndarjeve të thella. Konflitet po shumohen në shumë pjesë të botës, para pak kohësh në Lindjen e Afërt. Këto luftëra lënë plagë të thella - e ushqejnë vuajtjen e cila, pa drejtësi, do t'i bëj dëm të ardhmes së të gjithë popujve", theksoi ai. 

Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara, e cila ka 1.962 të punësuar në 91 vende të botës, mori 283,2 milionë dollarë nga 452 milionë dollarët e kërkuara vitin e kaluar pasi organizata shënoi 75 vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. 

"Ende kemi mungesë të konsiderueshme në mjetet e nevojshme për dhënie më efektive dhe më masive të zgjidhjeve për të drejtat e njeriut", tha Turk. 

"Ne duhet urgjentisht të adresojmë financimin e pamjaftueshëm historik që prek të drejtat e njeriut, një nga tre shtyllat e punës së KB-së," shtoi ai.

Turk falënderoi veçanërisht vendet kryesore donatore, duke përmendur pesë më të mëdhenjtë: Bashkimin Evropian, SHBA-në, Suedinë, Gjermaninë dhe Norvegjinë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR