• e diel, 22 dhjetor 2024

Komisarja e BE-së Johanson dhe Spasovski të mërkurën do të nënshkruajnë Marrëveshjen për FRONTEKS-in

Komisarja e BE-së Johanson dhe Spasovski të mërkurën do të nënshkruajnë Marrëveshjen për FRONTEKS-in
Shkup, 24 tetor 2022 (MIA) – Komisarja për Punë të Brendshme e BE-së, Ilva Johanson në konferencën për shtyp pas Konferencës ministrore të Procesit të Pragës, paralajmëroi se të mërkurën në Shkup bashkë me ministrin Oliver Spasovski do të nënshkruajnë Marrëveshjen për FRONTEKS-in midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. “Duhet ta mbështesim FRONTEKS-in në vendet partnere nga Ballkani Perëndimor ku tashmë kemi 300 burra dhe gra që mundësojnë mbështetje në kufijtë e partnerëve tanë nga Ballkani Perëndimor, nesër tashmë presim propozim për bisedime të reja të marrëveshjes ekzistuese që do të mundësojë shtrirje edhe në kufijtë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa të mërkurën do të shkoj në Shkup ku me ministrin Oliver Spasovski të nënshkruajmë Marrëveshje për FRONTEKS-in mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut që mendoj se do të jetë edhe një hap i rëndësishëm përpara”, tha Johanson. Përveç kësaj, tha ajo, duhet të forcojmë mbështetjen tonë drejt partnerëve tanë nga Ballkani Perëndimor rreth kthimit dhe riatdhesimit dhe të intensifikojmë mbështetjen dhe aktivitetet tona në luftën kundër kontrabandës me emigrantë dhe shpresoj, tha ajo, se javën e ardhshme do të mund të flasim për fillimin e një partneriteti operativ kundër kontrabandës me emigrantë bashkë me partnerët nga Ballkani Perëndimor. Duke e vlerësuar si të suksesshëm dhe konstruktiv diskutimin e ministrave gjatë Konferencës së katërt në kuadër të Procesit të Pragës, komisarja Johanson iu referua zhvillimeve globale, përfshirë luftën në Ukrainë e cila akoma më shumë ka imponuar nevojën e një uniteti evropian si bazë për sukses. Në sferën e migracionit, Johanson është përqendruar në domosdoshmërinë e harmonizimit të politikave të regjimit të vizave midis vendeve partnere nga Ballkani Perëndimor me ato të BE-së për të parandaluar keqpërdorimin me regjimin e lirë të vizave që ndikon në fluksin e emigrantëve nga India, Burundi, Kuba në vendet nga BE-ja.

QËNDRONI TË LIDHUR