• e diel, 22 dhjetor 2024

Komisar i KE-së për të drejtat e njeriut: Me Rezolutën për Srebrenicën, bota zotohet për të drejtat e viktimave

Komisar i KE-së për të drejtat e njeriut: Me Rezolutën për Srebrenicën, bota zotohet për të drejtat e viktimave

Strasburg, 25 maj 2024 (MIA) - Shpallja e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit për Gjenocidin në Srebrenicë në vitin 1995 është shenjë se bota nuk do ta kthejë kokën para faqes së mohimit, se do të ngrihet në mbrojtjen e të drejtave të njeriut të viktimave dhe të mbijetuarve, tha komisari për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, Majkëll O'Flaerti si reagim për rezolutën e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së.

O'Flaerti i bëri thirrje Këshillit të Evropës dhe vendeve të saja anëtare që çdo vit ta shënojnë 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit për Gjenocidin në Srebrenicë në vitin 1995, njoftoi kabineti i komisarit./

"Gjykatat Ndërkombëtare konfirmuan se është kryer gjenocid në Srebrenicë në vitin 1995. Mohimi i gjerë i gjenocidit dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës në rajonin e ish Jugosllavisë e rrezikojnë sundimin e drejtësisë, paqen dhe kohezionin social", thuhet në deklaratën e komisarit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR