• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komersant: Putin mund të shpallë shumë shpejt kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024

Komersant: Putin mund të shpallë shumë shpejt kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024

Moskë, 3 tetor 2023 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin së shpejti mund të shpallë se do të kandidohet për zgjedhjet presidenciale në vend në vitin 2024, që do t'i mundësojë të mbetet në pushtet deri në vitin 2030, shkruan sot gazeta "Komersant".

Persona zyrtarë besojnë se Putini në nëntor do të shpallë se do të marrë pjesë në zgjedhjet në mars të vitit të ardhshëm, publikoi Komersant, duke i'u referuar burimeve anonime të afërta me administratën e presidentit.

Por, gazeta, e cila konsiderohet si një nga më të respektuarat në Rusi, shkruan se ka skenarë të tjerë për atë që Putini mund të shpallë dhe se vendimi përfundimtar është vetëm i tij.

I pyetur nga një gazetar në lidhje me artikullin e Komersant, zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov tha se ai nuk dinte asgjë për kandidaturën e Putinit të shpallur në nëntor.

"Nuk di asgjë për faktin se fushata presidenciale është shpallur zyrtarisht për muajin nëntor. Nuk kam asnjë informacion të tillë dhe asgjë për të shtuar," u përgjigj ai.

Vlladimir Putin, të cilit Boris Elcin ia dorëzoi presidencën në ditën e fundit të vitit 1999, ka qenë kreu i shtetit më gjatë se çdo sundimtar tjetër rus që nga Stalini. Kjo e tejkaloi edhe mandatin 18-vjeçar të Leonid Brezhnjev.

Putin do të mbushë 71 vjet më 7 tetor. Ai tha muajin e kaluar se do të shpallte planet e tij vetëm pasi parlamenti të shpallte zgjedhjet presidenciale, ndërsa Peskov tha muajin e kaluar se Putin, nëse vendos të kandidohet, nuk do të përballet me konkurrencë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR