• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komemoracion për Bekenbauerin më 19 janar në "Alians Arena"

Komemoracion për Bekenbauerin më 19 janar në

Munih, 10 janar 2024 (MIA) – Klubi i Bundesligës, Bajerni i Munihut bëri të ditur sot se komemoracioni për legjendën e futbollit gjerman, Franc Bekenbauer i cili vdiq të dielën në moshën 78-vjeçare do të mbahet më 19 janar në "Alians Arena".

“KF Bajern do të mbajë një komomoracion të madh përkujtimor për Franc Bekenbauerin në 'Alians Arena' më 19 janar. Ftojmë të gjithë miqtë dhe partnerët nga sporti kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe nga kultura e politika, si dhe tifozët dhe të gjithë familjen e futbollit për t'i dhënë së bashku lamtumirën e paharrueshme 'Kajzerit' në një vend të veçantë dhe emocionues", theksojnë nga klubi i Bajernit.

Franc Bekenbauer me kombëtaren gjermane fitoi kampionatin evropian në vitin 1972 si dhe titullin botëror në vitin 1974 dhe mori pjesë në finalen evropiane në vitin 1976 dhe në finalen e Kupës së botës më 1968.

Ai ka fituar dy herë Topin e artë  (1972 dhe 1976).

Me fanellën e reprezentacionit gjerman ka luajtur gjithsej 103 ndeshje, ndërsa nga viti 1984 deri në vitin 1990 ka qenë trajner i reprezentacionit duke fituar titullin kampion bote në vitin 1990.

Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR