• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komemoracion në nder të gazetarit Sashe Dimovski

Komemoracion në nder të gazetarit Sashe Dimovski

Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Në Klubin e Gazetarëve sot u mbajt komemoracion në nder të gazetarit të ndjerë Sashe Dimovski. Përveç familjes së tij, të pranishëm ishin edhe kolegë nga media të ndryshme, gjyqtarë, prokurorë dhe miq, informoi Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).

Bashkëbiseduesit në komemoracion trajtuan fillimet dhe zhvillimin e karrierës së tij profesionale, duke theksuar qasjen e tij të përkushtuar ndaj punës dhe angazhimin e palëkundur në zbulimin dhe transmetimin e së vërtetës.

"Puna e tij është shënuar nga një qasje unike gazetareske që e bëri atë model për shumë gazetarë dhe kolegë të rinj", theksojnë nga SHGM-ja.

Si anëtar shumëvjeçar i SHGM-së dhe kryetar i Këshillit të nderit pranë Shoqatës, siç është theksuar në komemoracion, Dimovski kontribuoi dukshëm drejt forcimit të standardeve profesionale dhe integritetit të profesionit të gazetarit në Maqedoni, veçanërisht përmes "rëntgenit të tij profesional për skajet më të errëta të sektorit të drejtësisë".

"Nën drejtimin e tij, Këshill i nderit pranë SHGM-së arriti progres të dukshëm në promovimin e normave etike dhe mbrojtjen e të drejtave të gazetarisë, duke lënë mbrapa ata që do të vazhdojnë të ndikojë në brezat e ardhshëm të gazetarëve. Rrjedhimisht, në komemoracion u dha ideja që në të ardhmen të themelohet një çmim kërkimor në gjyqësor i cili do të mbante emrin e tij", qëndron në kumtesën e SHGM-së.

Sashe Dimovski ka punuar si gazetar që nga viti 1996. Gjatë punës së tij ai ka qenë gazetar në "Kanal 5", "Sitel", "TV Alfa", TV "24 Vesti" si dhe në gazetën javore dhe ditore "Fokus" në pozicionin e gazetarit dhe redaktorit. Ai ka bashkëpunuar me disa edicione ditore dhe javore, media televizive lokale dhe rajonale. Ai është themelues i organizatës qytetare dhe mediave onlajn SVEDOK që nga viti 2015. rq/

Foto: SHGM

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR