• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komando të maskuar izraelitë sulmuan një spital në Xhenin, u vranë tre pjesëtarë të Hamasit

Komando të maskuar izraelitë sulmuan një spital në Xhenin, u vranë tre pjesëtarë të Hamasit

Jerusalem, 30 janar 2024 (MIA) - Ushtria e Izraelit njoftoi se ushtarët i kanë "neutralizuar" pjesëtarët e Hamasit të cilët fshiheshin në një spital në qytetin e okupuar Xhenin në Bregun Perëndimor dhe se planifikojnë sulm të menjëhershëm.

Ushtria ka identifikuar një nga personat si Mohamed Xhalamneh (27) nga Xhenini, për të cilin tha se ka pasur kontakte me shtabin e Hamasit jashtë dhe se ka planifikuar "sulm të inspiruar nga masakra e 7 tetorit". 

Për dy të tjerët thuhet se janë militantë nga kjo zonë. "Xhalamneh ka planifikuar të kryente sulm terrorist në të ardhmen e afërt dhe e ka shfrytëzuar spitalin si strehimore dhe për këtë është neutralizuar", njoftoi armata. 

Ushtria refuzoi të tregojë nëse të tre janë vrarë, por radio "Zëri i Palestinës" publikoi se tre palestinezë ishin vrarë në spital. 

Bregu Perëndimor, i cili është në mesin e zonave ku palestinezët kërkojnë shtetësi, kishte stuhi të dhunës në sulmin e 7 tetorit, që ishte nxitje për luftën në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit. 

Në rrjetet sociale u paraqit një video në të cilën shihet fillimi i sulmit të komandove izraelite ndaj spitalit. Autenticitetin e xhirimit e konfirmoi edhe Al Xhezira. Në video shihet se izraelitët ishin të maskuar si mjek dhe infermiere. 

Hamasi porositi se "krimet e armatës izraelite nuk do të mbesin pa përgjigje". Ata thonë se një ishte në shtrat kur ishte vrarë. fc/

Fotografia: X

QËNDRONI TË LIDHUR