• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit, Gregori Najt për vizitë zyrtare në Shkup

Komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit, Gregori Najt për vizitë zyrtare në Shkup

Shkup, 25 shtator 2023 (MIA) - Komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneral-majori Gregori Majt në suaza të vizitës së sotme zyrtare  në Maqedoninë e Veriut, do të realizojë takim me ministren Sllavjanka Petrovska.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, pas takimit  ministrja Petrovska dhe gjenerali Majt pritet të mbajnë konferencë shtypi.

"Këtë vit shënohet 30-të vjetori i partneritetit ndërmjet Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gardës Kombëtare të Vermontit. Pjesëtarët e Armatës së Maqedonisë dhe Gardës Kombëtare të Vermontit kanë zbatuar një numër të madh stërvitjesh të përbashkëta në të cilat deri tani kanë marrë pjesë mbi 1.800 pjesëtarë të Armatës", qëndron në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga atje përkujtojnë se në vitin 2012, me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve  dhe bashkëpunimit si dhe arritjeve  veçanërisht të rëndësishme të Gardës Kombëtare, të Vermontit i ishte ndarë Urdhri për merita ushtarake. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR