• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komandanti i forcave iraniane Kuds në Liban koordinon zgjerimin e mundshëm të luftës

Komandanti i forcave iraniane Kuds në Liban koordinon zgjerimin e mundshëm të luftës

Bejrut, 31 tetor 2023 (MIA) - Komandanti i forcave ekspedituese iraniane Kuds në Korpusin e Gardës revolucionare islamike, Esmail Kaani, thuhet se ndodhet në Liban për të koordinuar një konfrontim të mundshëm më të gjerë me Izraelin.

Sipas mediave britanike, Kaani ka arritur në Bejrut një ditë pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe që atëherë është aty, me përjashtim të vizitës në Teheran nga 16 deri më 20 tetor për konsultime.

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, Kaani është takuar me krerët e grupeve militante palestineze si dhe udhëheqësinë e Hezbollahut të cilëve u përcolli mesazhe nga lideri iranian, ajatollahu Ali Hamnei. Grupet përfaqësuese iraniane në Liban, Siri, Irak dhe Jemen akuzohen se kanë kryer sulmeve kundër Izraelit dhe trupave amerikane të vendosura në rajon.

Burimet e sigurisë thonë se derisa forcat Kuds koordinojnë aleatët e Iranit në Lindjen e Mesme në një "dhomë të përbashkët operacionesh", lideri i Hezbollahut, Hasan Nasralla ka fuqinë të vendosë për sulmet nga Libani kundër Izraelit. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR