• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kolumbia e ka ndërprerë shitjen e qymyrit në Izrael

Kolumbia e ka ndërprerë shitjen e qymyrit në Izrael

Bogotë, 9 qershor 2024 (MIA) - Presidenti kolumbian Gustavo Petro paralajmëroi se vendi i tij së shpejti do ta ndëpres eksportin e qymyrit në Izrael derisa zgjat lufta në Rripin e Gazës.

"Do ta ndëpresim eksportin e qymyrit në Izrael derisa ai nuk e ndërpret gjenocidin", ka shkruar presidenti i këtij vendi latinoamerikan në "X".

Në maj, ai paralajmëroi ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike me Izraelin dhe për qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanjahu tha se "kryen gjenocid" për shkak të mynyrës së luftës në Rripin e Gazës. Petro, po ashtu, e ka ndërprerë blerjen e armës së prodhuar nga Izraeli, një nga furnizuesit kryesorë të forcave të sigurisë të Kolumbisë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR