• e shtunë, 27 korrik 2024

Kolona: Është i pakuptueshëm sulmi izraelit në Institutin Francez të Kulturës në Gazë

Kolona: Është i pakuptueshëm sulmi izraelit në Institutin Francez të Kulturës në Gazë

Paris, 3 nëntor 2023 (MIA) - Franca reagoi ndaj sulmit izraelit ndaj Institutit Francez të Kulturës në Gazë me “habi” dhe “keqkuptim”, deklaroi sot shefja e diplomacisë franceze, Ketrin Kolona.

Ajo shtoi se Parisi kërkon hetim të përgjithshëm për ndërtesën e goditur.

"Sot njoftuam se Instituti Francez i Kulturës në Gazë u godit pak ditë më parë në një mënyrë që shkaktoi habi, keqkuptim dhe bëri që Franca të kërkojë shpjegime nga autoritetet izraelite", deklaroi Kolona për mediat franceze gjatë një vizite në kryeqytetin nigerian, Abuxha.

Ajo shtoi se Parisi po kërkon një shpjegim se pse Qendra Kulturore Franceze ishte objektivi i një sulmi izraelit. qa/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR