• e premte, 05 dhjetor 2025

Kolonët hebrenj sulmuan ushtarë izraelitë në Bregun Perëndimor

Kolonët hebrenj sulmuan ushtarë izraelitë në Bregun Perëndimor

Tel Aviv, 30 qershor 2025 (MIA) - Ushtria izraelite (IDF) arrestoi gjashtë kolonë hebrenj në Bregun e okupuar Perëndimor.

IDF njoftoi se kishte vërejtur kolonët duke lëvizur drejt një zone ushtarake të mbyllur pranë fshatit palestinez Kafr Malik, ku disa ditë më parë kishin djegur shtëpi dhe automjete palestineze. Këtë herë, kolonët sulmuan ushtarët izraelit, si verbalisht ashtu edhe fizikisht. 

Përveç kësaj, kolonët vandalizuan dhe dëmtuan automjete të forcave izraelite të sigurisë. Sipas hetimeve të para të IDF-së, ushtarët qëlluan tre herë në ajër për të ndaluar trazirat. Gjashtë të dyshuar u arrestuan dhe u dorëzuan tek policia.

"IDF-ja dhe policia izraelite dënojnë çdo akt dhune ndaj forcave të sigurisë dhe do të veprojnë me vendosmëri kundër çdo përpjekje për të dëmtuar personelin e sigurisë që kryen detyrën e tij për të mbrojtur qytetarët izraelit", thuhet në njoftimin e IDF-së. 

Shumë politikanë izraelit i dënuan sulmet e kolonëve ndaj forcave të sigurisë izraelite. Kryeministri Benjamin Netanjahu bëri thirrje për hetim të plotë dhe ata që sulmuan forcat e sigurisë të përballen me drejtësinë. 

Lideri opozitar Jair Lapid tha: "Ekstremistët të cilët sulmuan anëtarët e IDF-së janë kriminel të rrezikshëm dhe i ndihmojnë armikut tonë. 

Ministri i Financave, Bazalel Smotriç tha se duhet të ketë "hetim të plotë" për atë nëse IDF-ja ka shtënë ndaj kolonëve, duke e përshkruar atë si "vijë e kuqe e ndaluar dhe e rrezikshme" që nuk duhet të kalohet.

Të premten, Nabil Abu Rudeine, zëdhënës i udhëheqësisë së Administratës palestineze, tha se sulmet ndaj kolonëve janë pjesë e planit të "qeverisë ekstremiste të djathtë" të Izraelit për ta tërhequr Bregun Perëndimor në një konflikt më të madh.

"Izraeli planifikon të krijojë 22 vendbanime të reja, përfshirë disa thellë në Bregun Perëndimor dhe në zona nga të cilat vendi është tërhequr më parë. Vendbanimet izraelite në Bregun e okupuar Perëndimor, si dhe në Jerusalemin Lindor dhe në Rrafshnaltën e okupuar të Golanit, konsiderohen të paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR