• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Koktej molotovi është hedhur në një vendvotim në Shën Petersburg, njoftuan mediat lokale

Koktej molotovi është hedhur në një vendvotim në Shën Petersburg, njoftuan mediat lokale

Shën Petersburg, 15 mars 2024 (MIA) - Një koktej molotov është hedhur sot në një vendvotim në qytetin e dytë më të madh të Rusisë, Shën Petersburg, në ditën e parë të zgjedhjeve treditore presidenciale në vend, raportojnë mediat britanike.

Kryetari i komisionit zgjedhor të qytetit, Maksim Meiksin, deklaroi se policia parandaloi një përpjekje të një gruaje të re për të hedhur një koktej molotov në një tabelë në një nga qendrat e votimit të qytetit, raportojnë mediat ruse.

"Veprimet e paligjshme janë ndalur menjëherë nga punonjësit e policisë. Askush nuk u lëndua", shkroi Meiksin në kanalin e tij në aplikacionin Telegram.

Jurij Kuzmin, anëtar i komisionit zgjedhor të qytetit me të drejtë vote, tha në një konferencë për shtyp se agjencitë e zbatimit të ligjit janë duke e marrë në pyetje gruan. Ai ka theksuar se votimi në vendvotim nuk është ndërprerë.

Operacionet e qytetit bënë të ditur se i arrestuari ishte një student universiteti 21-vjeçar në Shën Petersburg, i cili, sipas të dhënave paraprake, veproi sipas udhëzimeve që besohej se ishte marrë me telefon nga një abonent me numër ukrainas.

Presidenti i vendit, Vladimir Putin, nga ana tjetër, paralajmëroi se Ukraina do të ndëshkohet për sulmet ndaj civilëve në ditën e zgjedhjeve.

Duke folur para anëtarëve të Këshillit të sigurisë së Rusisë, ku përfshihen shefa të ushtrisë dhe inteligjencës, si dhe udhëheqësit më të fuqishëm civilë të vendit, Putin tha se "krime të tilla nuk do të mbeten pa u ndëshkuar". mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR