• e shtunë, 21 dhjetor 2024

"Koha": Rusia lëshon urdhërarrest për tre policë të Kosovës

 Prishtinë, 2 mars 2024 (MIA) - Portali i Kosovës në gjuhën shqipe "Koha" (koha.net) raportoi sot se Rusia ka lëshuar urdhërarrest për tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, për të cilët ka kërkuar që të futen në sistemin e kërkimit të INTERPOL-it, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Duke u referuar në burime anonime personale, "Koha", pohon se Rusia po kërkon  që tre policët të arrestohen lidhur me rastn e vitit 2019 në veri të Kosovës, ku ishte arrestuar një shtetas rus, për të cilin autoritetet në Prishtinë publikuan se është spiun i Moskës i inflitruar në misionin e OSBE-së në vend.

Porali, i cili është pjesë e grupit mediatik "Koha", përmend se Rusia ka shpallur urdhërarrest për më shumë se 100 persona në botë,  ndërsa lista është rritur veçanërisht pas pushtimit të Ukrainës para dy viteve.

 Në mesin e të kërkuarve nga ana e Rusisë është edhe një kryeministre, estonezja  Kaja Kallas, e cila  së fundmi u gjet në listën e personave për të cilët kërkon nga INTERPOLi të arrestohen dhe t'i dorëzohen Rusisë për t'u gjykuar atje.

 

QËNDRONI TË LIDHUR