• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kocevski: Provat për vrasjen e Vanjës janë siguruar, presim ekstradimin e Pallços

Kocevski: Provat për vrasjen e Vanjës janë siguruar, presim ekstradimin e Pallços

Shkup, 1 mars 2024 (MIA) - Prokurori i shtetit Lupço Kocevski thotë se në karrierën e tij si prokuror ka hetuar shumë krime, por si rasti për vrasjen e Vanja Gjorçevskës nuk ka parë një gjë të tillë. Ai shprehu shpresën se i dyshuari për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, Lupço Palevski Pallço do të ekstradohet së shpejti nga Turqia.

"Në përvojën time shumëvjeçare mund të them se kam pasur 50-60 raste të tilla, për fat të keq, por këtu bëhet fjalë për një vrasje të rëndë dhe specifike. Në hetimin janë përfshirë pesë persona të dyshuar. Provat janë siguruar, ka pasur autopsi dhe e gjithë kjo shkon ne favor te gjendjes faktike që e konstaton Prokuroria, presim ekstradimin për personin që përmendët, Pallçon dhe mendoj se do të ekstradohet së shpejti nga Republika e Turqisë. Puna jonë ka mbaruar, ka mbetur vetëm ekstradimi", ka thënë Kocevski në emisionin e sontëm në "Top tema" në Telma.

Lidhur me rastin e “Onkologjisë”, prokurori Kocevski theksoi se lënda është komplekse dhe se ende është në fillim.

"Bëhet fjalë për çështje komplekse, hetimi është ende në fillim. E fundit është se me urdhër të prokurorit publik Fondi i Sigurimit Shëndetësor ka bërë inspektim të ri në klinikë dhe raporti për momentin është duke u analizuar në Prokurori", thekson ai.

Duke folur për ndryshimet në Kodin penal, Kocevski tha se në këtë proces nuk janë konsultuar as fela juridike, as Prokuroria publike.

Ai bëri të ditur se komisioni që mbikëqyr procesin zgjedhor tashmë është formuar, por është herët për të vërejt veprime të kundërligjshme.

Ndër të tjera, Kocevski paralajmëroi formimin e një mekanizmi të pavarur për paraqitjen e ndikimeve dhe presioneve të mundshme.

"Dëshiroj, nëse ligji e lejon, tani jemi duke e studiuar me kolegët tanë, të krijojmë një mekanizëm të pavarur për raportim mbrojtës përmes së cilës prokurorët publikë do të mund të raportojnë në mënyrë të sigurt ndikimet dhe presionet e mundshme me të cilat përballen. Kjo do të thotë se çdo prokuror apo gjyqtar publik, nëse ka presione të caktuara nga pushteti, individë, funksionarë do të mund ta paraqesë në departament. Ai departament ende nuk është formuar, jemi duke i shqyrtuar mundësitë në Ligjin për Prokurorinë publike nëse është e mundur të formohet. Atë departament mund ta drejtojë edhe prokurori publik i shtetit ose prokuror që do të autorizohet nga prokurori publik i shtetit", shton Kocevski.

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR