• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Kocevski për aksionin e mbrëmshëm në Koçan: Për 13 policët e arrestuar ekzistojnë dyshime për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme

Kocevski për aksionin e mbrëmshëm në Koçan: Për 13 policët e arrestuar ekzistojnë dyshime për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme

Shkup, 13 qershor 2025 (MIA) - Janë arrestuar 13 persona me autorizim policor në aksionin e mbrëmshëm të Prokurorisë publike për krim të organizuar dhe korrupsion, konfirmoi në konferencën e sotme për shtyp, prokurori publik i shtetit, Lupço Kocevski. Ai tha se ka dyshime të bazuara se të akuzuarit si zyrtarë, kanë kryer vepra të rënda kundër sigurisë publike.

"Një prokuror publik nga departamenti i specializuar për ndjekjen penale të krimeve të kryera nga persona me autorizime policore dhe anëtarë të Policisë së burgjeve pranë PTHP-së për krim të organizuar dhe korrupsion, duke vepruar sipas kallëzimit penal iniciuar nga Ministria e Punëve të Brendshme - Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale ka lëshuar​ urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër 13 nëpunësve të policisë. Në rastin konkret, ka arsye dyshimi se në periudhën nga 14 mars 2025 deri më 16 mars 2025 në territorin e SPB-Shtip, të dyshuarit si persona zyrtarë kanë kryer vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme", ka thënë Kocevski.

Ai në konferencën për media tha se 13 nëpunës policor, si bashkëkryerës nuk kanë vepruar konform rregullores për masat mbrojtëse, kanë miratuar plan për kontroll të objekteve të hotelerisë në zonën e Stacionit policor (SP)-Koçan, pa kontrolluar nëse i njëjti përfshin të gjitha kontrollet në kompetencë të MPB-së dhe nëse janë ruajtur dispozitat e procedurave standarde operative për vlerësimin dhe menaxhimin e rrezikut gjatë kryerjes së punës policore.

"Pas këtij plani i cili ishte përgatitur në bazë të planeve më parë pa asnjë ndryshim është vepruar sipas tij dhe më 16 mars 2025, në një vend ku janë mbledhur një numër i madh njerëzish në kabarenë 'Puls', nuk janë ndërmarrë masa për të parandaluar aktivizimin e pajisjeve piroteknike në skenë, ku ka performuar grupi muzikor DNK, në momentin kanë kryer kontrollin, ku shkaktimi i zjarrit nuk është raportuar në Stacionin policor të Koçanit dhe nga e cila piroteknikë është shkaktuar zjarri në diskotekën 'Puls'", deklaroi Kocevski.

Prokurori publik i shtetit Kocevski shtoi se nëpunësit e policisë duke mos parandaluar ndezjen e piroteknikës, gjithashtu nuk morën masa për të mbrojtur njerëzit e pranishëm në diskotekën "Puls" ku për shkak të kushteve të papërshtatshme të punës për kontrollin e zjarrit, shpërtheu flakë duke shkaktuar vdekjen e 62 personave dhe mbi 200 të tjerë që pësuan lëndime të rënda dhe të lehta. Me qëllim të sigurimit të zhvillimit të qetë të procedurës penale dhe sigurimit të pranisë së të akuzuarve, Prokurori publik i propozoi gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit që ndaj të dyshuarve të shqiptohen masa kujdesi.

Ai ka thënë se në këtë fazë, Prokurori publik nuk mund të ndajë më shumë informacione dhe detaje me opinionin, pasi prokurori publik ende është duke vepruar në rastin.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR