Kocevski: Nuk ka bazë për përcaktimin e shkeljes së rëndë disiplinore, do të prononcohem për propozimin për shkarkim në afat të arsyeshëm
- Prokurori publik shtetëror Ljupço Kocevski deklaroi se e ka marrë propozimin për shkarkimin e tij dhe se në afat të arsyeshëm do të prononcohet për të gjitha pikat. Sipas tij, nuk ka bazë për përcaktimin e shkeljes së rëndë disiplinore.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:01, 7 mars, 2025

Shkup, 7 mars 2025 (MIA) - Prokurori publik shtetëror Ljupço Kocevski deklaroi se e ka marrë propozimin për shkarkimin e tij dhe se në afat të arsyeshëm do të prononcohet për të gjitha pikat. Sipas tij, nuk ka bazë për përcaktimin e shkeljes së rëndë disiplinore.
Në një deklaratë për media para seancës së sotme të Këshillit të Prokurorëve Publikë, i pyetur se në çfarë referohet propozimi, Kocevski u përgjigj se i referohet përafërsisht të njëjtës gjë që është theksuar në media në periudhën e fundit.
"Gjatë ditës së djeshme më është dorëzuar propozimi nga ana e Këshillit të PP-së, brenda një afati të arsyeshëm do të prononcohem për të gjitha pikat. Qëndroj në atë se nga ajo që kam pasur mundësi të shqyrtoj, se në propozim nuk ka bazë për përcaktimin e shkeljes së rëndë disiplinore", tha Kocevski.
Prokurori Publik i Shtetit, siç theksuan atëherë nga Ministria e Drejtësisë, ka vepruar në rastet në të cilat, sipas dispozitave ligjore, ka pasur rrethana që kanë ngritur dyshime për paanshmërinë e tij, si dhe ka pasur konflikt interesi, dhe rrethanat për të cilat ai është dashur t'i dijë dhe nga të cilat është dashur të përjashtohet.
Lidhur me kallëzimin penal të parashtruar nga Mustafa Hajrullahi, shefit të supsenduar i Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup, kundër prokurorit publik të shtetit, Ljupço Kocevski, për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, sipas nenit 353 i Kodit Penal, si dhe kallëzimi kundër Tatjana Kacarovës, prokurore publike në PTHP të Shtipit, Risto Bojaxhiski, prokuror i lartë publik në Prokurorinë e Lartë Publike të Shtipit dhe Ermon Neziri, anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë kundër, Kocevski deklaroi se është e çuditshme dhe se nuk ka bazë për përgjegjësi penale.
Sipas informacioneve, në seancën e sotme nuk është parashikuar të diskutohet për kërkesën e prokurores Natasha Kërsteva Caleva që të lirohet nga pozita e shefes së Prokurorisë së Lartë Publike Shkup për shkak të mungesës së anëtares Keti Petkova.
Kocevski u përqendrua edhe në vendet e lira për prokurorëe për të cilat sot në Këshill zgjidhen prokurorët e rinj publikë.
"Me zgjedhjen e re të kandidatëve të rinj presim që të përmirësohet efikasiteti në PP, duke pasur parasysh se ka mbi 90 prokurorë publikë më pak. Ashru që, nga sa dëgjova sot, nuk janë paraqitur numër i mjaftueshëm sipas asaj që është publikuar shpallja. Këtë gjatë debatit të sotëm do të elaborojë kryetarja, me atë që kuptuam se edhe disa kandidatë madje janë tërhequr", theksoi ai.
Në seancën e sotme është paraparë që të zgjidhen 47 prokurorë në tetëmbëdhjetë prokurori publike. Më së shumti, gjegjësisht 14 prokurorë publikë, duhet të zgjidhen në Prokurorinë Themelore Publike Shkup.
Foto: Arkivi i MIA-s