• e hënë, 23 dhjetor 2024

Koalicioni "VLEN": Së shpejti vendim i ri, që do të hapë një proces të ekipimit të stafit të shëndetit publik

Koalicioni

Shkup, 10 shtator 2024

Të kritikosh për punësim të shqiptarëve në institucione shtetërore, duhet të kesh faqe! Kur dikush ka patur 22 vite mejdan të punësojë shqiptarë në shëndetësinë publike, dhe kur këtë, me vetëdije dhe me paramendim nuk e ka bërë, me qëllim të manipulimit parazgjedhor me votat e të afërmive të tyre, kjo është keqpërdorim i rëndë i fateve njerëzore për qëllime partiake. Siç njoftuam paraprakisht, Ministri i shëndetësisë e verifikon gjendjen faktike të të gjitha klinikave në lidhje me numrin e personave pa status të definuar punësimi, e të trashëguar nga Qeveria e kaluar. Mbi bazë të analizave për tipin e kuadrove të angazhuar vite me radhë me kontratë në vepër, do të ketë zgjidhje afatgjate. Akuzat e sotme janë edhe një nga përpjekjet që grackat e lëna nga Fronti Evropian, të përdoren për të krijuar tensione ndëretnike për arritjen e  qëllimit , që shqiptarët të bëhen  mburrojë për krimet e ish funksionarëve të Selës dhe Ahmetit.

Qeveria në seancë ka vendosur të rishikojë të gjitha vendet e lira të punës para zgjedhjeve, pasi së shpejti do të merr një vendim të ri që do të hapë një proces të ekipimit të stafit të shëndetit publik. Ne jemi garanci që asnjë shqiptar që i plotëson kushtet për vendim për kohë të pacaktuar, nuk do të diskriminohet për arsye ideologjike dhe politike.

Koalicioni VLEN

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR