• e premte, 05 dhjetor 2025

Koalicioni VLEN: Me komunat e fituara bëhemi forca e dytë politike në vend

Koalicioni VLEN: Me komunat e fituara bëhemi forca e dytë politike në vend

Tetovë, 2 nëntor 2025 (MIA) – Shtabi zgjedhor i koalicionit VLEN në Tetovë në konferencën e sontme për shtyp vlerësoi se po bëhen forca e dytë politike në vend duke marrë parasysh komunat që kanë fituar. Bashkim Bakiu nga Shtabi i koalicionit VLEN tha se me këtë po rrumbullakohet ndryshimi tek shqiptarët.

"VLEN arriti fitore bindëse në pothuajse të gjitha komunat ku ishim në raundin e dytë. Ju falënderoj nga zemra për këtë mbështetje të madhe që konfirmon vizionin tonë të saktë të cilin e njohën bashkëqytetarët tanë. Në këtë moment, mund të konfirmoj fitore bindëse në Tetovë me një diferencë prej mbi 5.000 votash, pastaj fitore në Bogovinë, Dibër, Dollnen dhe Strugë", tha Bakiu.

Ai theksoi se qytetarët me këtë i dërguan porosi të qartë BDI-së.

"Qytetarët folën qartë dhe zëshëm si dy javë më parë ashtu edhe sot. Politikat desktruktive të BDI-së dhe gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre nuk kalojnë, është koha që Ali Ahmeti të japë dorëheqje. Kjo parti duhet të reformohet nëse dëshiron të mbetet si parti politike. Një e ardhme e ndritur po vjen për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, një e ardhme plot punë dhe projekte, një e ardhme në të cilën e reja do të triumfojë mbi të vjetrën", theksoi Bakiu.

Në pyetjen e gazetarëve për rezultatet në Kërçovë dhe Bërvenicë, Bakiu theksoi se zgjedhjet atje u tradhtuan nga Ali Ahmeti i cili në vend se atje shkoi në Tiranë dhe është koha që ai të përballet me qytetarët.

Foto: VLEN FB

QËNDRONI TË LIDHUR