• e hënë, 23 dhjetor 2024

Koalicioni “Vlen” ka ngritur kallëzim penal kundër Petar Bogojeskit për gjuhë të urrejtjes

Koalicioni “Vlen” ka ngritur kallëzim penal kundër Petar Bogojeskit për gjuhë të urrejtjes

Shkup, 23 gusht 2024 (MIA) – Koalicioni “Vlen” në Prokurorinë Themelore Publike sot ka ngritur kallëzim penal për përhapje të gjuhës së urrejtjes në rrjetin social Fejsbuk. Kallëzimi penal ishte parashtruar nga ana e avokatit të Koalicionit Abidin Abduli. 

“Sot kemi parashtruar kallëzim penal kundër personit Petar Bogojeski për përhapje të gjuhës së urrejtjes në rrjetin social Fejsbuk, me atë se ai me atë gjuhë urrejtjeje ka kryer vepër penale të dënueshme sipas nenit 319 dhe 398 të Kodit Penal. Inkurajojmë Prokurorinë Publike që në të ardhmen t'i ndjekë këto krime sipas detyrës zyrtare pas zërave sepse të njëjtat janë publike dhe jepen në çdo media, në rrjetet sociale”, tha Abduli.

Bujare Abazi, nënkryetare e Aleancës për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, beson se nuk është më koha për të rritur vlerësimet në këtë mënyrë dhe kjo i shkon në dobi, siç tha ajo, BDI-së, e cila në agjendën e saj po ashtu planifikon destabilizim. Sipas saj, për këtë duhet të fokusohemi në standardin tonë, shëndetin dhe arsimin.

“Qytetarët janë të lodhur dhe këtë definitivisht duhet ta kuptojnë të gjithë politikanët se mbajnë përgjegjësi dhe se duhet të ofrojmë rezultate në punën tonë, ndërsa jo të vlerësojmë se me disa deklarata të tilla dikush edhe do të na mbështesë. Deklaratat e tilla definitivisht askush nuk duhet t’i mbështesë”, tha ajo. 

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se presin zgjidhje juridike për gjuhën e urrejtjes së Bogojeskit i cili megjithatë është partneri i tyre i koalicionit, Abazi theksoi se ato dy gjëra nuk duhet të përzihen në kuptim të planifikimit dhe realizimit të programeve të cilat ua kanë premtuar qytetarëve. 

“Megjithatë, duhet të tregojmë se një gjë e tillë nuk është e lejueshme, jo vetëm në kuptimin e Aleancës për Shqiptarët apo “Vlenit” në emër të të cilit veprojmë sot, por në emër të të gjithë të tjerëve që nuk janë maqedonas. Një mënyrë e tillë e respektimit të tjetrit, pa marrë parasysh se kush, absolutisht besoj se nuk na sjell asgjë të mirë, as nuk na lejon të zhvillojmë marrëdhënie të mira mes dy grupeve më të mëdha etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha ajo.

Në pyetjen e gazetarëve se a do të ketë efekt politik ngritja e kallëzimit penal kundër Bogojevskit, Abazi beson se nuk do të ketë dhe thekson se duhet të tregohen kufijtë e asaj çfarë lejohet dhe çfarë jo. “Ne nuk do të heshtim në situatat kur nuk trajtohemi me respekt ashtu siç i trajtojmë të tjerët”, tha Abazi.

Lidhur me procedurën gjyqësore që udhëhiqet rreth asaj se kush është kryetari i vërtetë i Aleancës për Shqiptarët – Ziadin Sela ose Arben Taravari, Abduli njoftoi se ende nuk kanë marrë kurrfarë përgjigje me shkrim nga Gjykata e Apelit në Gostivar. “Ne nuk kemi njerëz të instaluar në sistemin gjyqësor në Republikën e Maqedonisë dhe nuk kam pranuar asgjë me shkrim në zyrën time të avokatisë dhe ende nuk ka vendim nga ana e Gjykatës së Apelit në Gostivar, tha ai. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR