• e hënë, 23 dhjetor 2024

Koalicioni i kryeministrit Modi fitoi 294 mandate nga 543 vende në Parlamentin e ri indian

Koalicioni i kryeministrit Modi fitoi 294 mandate nga 543 vende në Parlamentin e ri indian

Nju-Delhi, 4 qershor 2024 (MIA) - Koalicioni i Aleancës nacionale demokratike (NDA) i kryesuar nga kryeministri indian Narendra Modi, sipas rezultateve preliminare, fitoi 294 vende në parlament nga gjithsej 543 vende deputetësh.

Gardian thekson se sipas rezultateve fillestare, koalicioni opozitar INDIA fitoi 222 vende në përbëjen e re të Parlamentit indian.

Kryeministri indian gjatë fushatës vendosi qëllim prej 400 mandateve. Në zgjedhjet e kaluara në vitin 2019, NDA fitoi 352 vende, ndërsa INDIA fitoi 94 vende.

Në zgjedhjet parlamentare në Indi, të cilat filluan më 19 prill dhe u mbajtën në shtatë faza, të drejtë vote patën rreth 970 milionë votues. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR