• e diel, 22 dhjetor 2024

Koalicion “Të gjithë për një gjykim të drejtë”: Këshilli Gjyqësor nuk respekton procedurën për shkarkimin e Vesna Damevës nga posti i kryetares

Koalicion “Të gjithë për një gjykim të drejtë”: Këshilli Gjyqësor nuk respekton procedurën për shkarkimin e Vesna Damevës nga posti i kryetares

Shkup, 26 prill 2023 (MIA) - Koalicioni "Të gjithë për një gjykim të drejtë" vlerëson se Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme nuk ka mundur të marrë vendim për shkarkimin e Vesna Damevës nga pozita e kryetares së Këshillit, pa marrë vendim për shkarkimin e saj si anëtare e Këshillit Gjyqësor.

Koalicioni mendon se nuk është respektuar procedura në të cilën mund të vendoset çdo përgjegjësi disiplinore e një anëtari, përfshirë kryetarin e Këshillit Gjyqësor, si dhe se vendimi është marrë me shumicë të papërshtatshme, pra në vend të 8, për të votuan 7 anëtarë, nga njëri prej të cilëve ishte zëri i anëtarit që ka iniciuar nismën për shkarkim.

Sa i përket mënyrës së zhvillimit të seancave të Këshillit Gjyqësor, thuhet në reagimin e Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë” të publikuar në faqen e tyre në Fejsbuk, sipas Rregullores së Këshillit Gjyqësor, kryetari i Këshilli e hap seancën dhe e zhvillon atë sipas Ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe Rregullores së Punës së Këshillit.

"Në këtë drejtim, është imperativ veprimi transparent dhe i përgjegjshëm, me shpjegim të plotë të veprimeve dhe vendimeve të marra nga Këshilli, ndërkohë që duhet të ketë ndërgjegjësim dhe përgjegjësi për pasojat që mund të shkaktohen nga zbatimi vetëm i standardeve minimale demokratike për qeverisje të mirë", konsiderojnë nga “Të gjithë për një gjykim të drejtë”.

Në reagim, ata i referohen edhe, siç theksojnë, problemit me mungesën e plotë të dispozitave në Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe akteve nënligjore, para së gjithash Rregullores së punës së Këshillit Gjyqësor, të cilat i referohen përfundimit të mandatit të kryetarit të Këshillit Gjyqësor.

Në rregulloret ekzistuese, sqarojnë nga aty, është paraparë procedurë dhe kushte për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Gjyqësor, por jo edhe procedurë, kushte dhe arsye për shkarkim, në të cilat ekzistojnë vetëm dispozita për procedurë disiplinore dhe përgjegjësi të një anëtari të Këshillit.

Po ashtu, sipas nenit 12 paragrafi 3 i Rregullores së punës së Këshillit Gjyqësor të RMV-së, pas hapjes së seancës, njoftoi Koalicioni, kryetari i Këshillit propozon rendin e ditës së seancës dhe një anëtar i Këshillit mund të propozojë një ndryshim në rendin e ditës me shpjegim verbal të propozimit.

"Pikërisht në seancën e sotme një anëtar i Këshillit bëri propozimin për ndryshimin e rendit të ditës duke shtuar një pikë të re për diskutim, e cila u votua. Mirëpo, edhe pse sipas praktikës së mëparshme të Këshillit Gjyqësor, pas shpalljes së propozimit për rendin e ditës dhe ndryshimit të tij, ai hidhet në votim, në seancën e sotme propozimi për rendin e ditës nuk u hodh në votim për miratim fare. Kështu, u votua vetëm për pikën e re të propozuar në rendin e ditës – diskutim për marrëdhëniet ndërpersonale në Këshillin Gjyqësor, i cili menjëherë pasoi me miratimin e procesverbalit nga seanca e kaluar, gjegjësisht diskutim për pikat e rendit të ditës. Kjo çon në një situatë paradoksale, përkatësisht nëse rendi i ditës nuk miratohej, atëherë nuk do të ishte e mundur fare të vazhdohej me një diskutim për pikat e propozuara, ose përndryshe, nëse rendi i ditës miratohej, gjatë diskutimit për marrëdhëniet ndërpersonale në Këshillit, nuk mund të shtohej propozim për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit në kuadër të diskutimit për marrëdhëniet ndërpersonale. Kjo gjithashtu paraqet rrezik që Këshilli të formulojë formulime mjaft të lirshme të pikave të rendit të ditës, brenda të cilave do të mund të shtojë propozime të tjera, të cilat do të reduktonin ndjeshëm transparencën dhe llogaridhënien në procedura", thuhet ndër të tjera në raportin eKoalicionit “Të gjithë për një gjykim të drejtë” lidhur me seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR