• e enjte, 04 dhjetor 2025

Koçinski: Deri tani nuk janë vërejtur sëmundje që drejtpërdrejtë janë të lidhura me mbeturinat e mbledhura në Shkup

Koçinski: Deri tani nuk janë vërejtur sëmundje që drejtpërdrejtë janë të lidhura me mbeturinat e mbledhura në Shkup

Shkup, 30 tetor 2025 (MIA) - Deri tani nuk janë vërejtur sëmundje që drejtpërdrejtë janë të lidhura me mbeturinat e mbledhura në Shkup, por duhet treguar kujdes i veçantë në këtë periudhë, derisa nuk pastrohet mbeturina, porositi mjeku Dragan Koçinski, epidemiolog, udhëheqës i Departamentit për Epidemiologji në Institutin për Shëndet Publik.

"Rekomandohet larja e shpehtë e duarve, veçanërisht kur hidhni mbeturina. Dorezat, megjithatë qëndrojnë si opsion kur hidhen mbeturinat. Dezinfektimi i duarve, të hudhen mbeturinat në hapësirën e caktuar. Të mos krijohen deponi ilegale. Ndërsa me atë do të mundësohet edhe të mos përhapen ato sëmundje. Gjithsesi ka edhe një apel drejtuar autoriteteve, atyre që janë përgjegjës për këtë, që të mbledhin mbeturinat në kohën e duhur dhe të parandalojnë ndodhjen e situatave të tilla", tha pasdite në një deklaratë për mediat, mjeku Koçinski.

Kohëve të fundit në rrugët e Shkupit kishte mbeturina të pambledhura, ai u përgjigj rreth asaj se cilat janë rekomandimet e Institutit për shëndet publik për mbrojtje.

Ai nënvizoi se rekomandimet vlëejnë për periudhën kur ka mbeturina të mbledhura dhe kur duhet të mbahet kujdes për shëndetin dhe shëndetin e të tjerëve. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR