• e premte, 25 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Koçani në zi dhe trishtim një ditë pas rastit tragjik

Koçani në zi dhe trishtim një ditë pas rastit tragjik

Koçan, 17 mars 2025 (MIA) - Koçani është në trishtim dhe në zi, një ditë pas tragjedisë që zgjoi qytetin. Rrugët janë gjysmë të zbrazura, pa shumë vizitorë në kafene dhe restorante, nuk ka shëtitje të zakonshme në oborret e shkollave dhe parqet e fëmijëve.

Qytetarët të qetë dhe me dinjitet ndezin qirinj dhe vendosin lule në Parkun e Revolucionit, duke bërë homazhe për viktimat e tragjedisë.

"Lutemi për shpëtimin e shpirtrave të të gjithë të vuajturve, por edhe për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve që ndodhen në spitalet brenda dhe jashtë vendit. Praktikisht nuk ka asnjë person i cili në këtë fatkeqësi nuk e ka një të vdekur apo të lënduar, djalë, vajzë, një të afërm ose fqinj. Është e vështirë dhe e dhimbshme, do të duhet të jetojmë me këtë gjurmë të thellë në shpirtin tonë", theksoi Aleksandar Kërstov, banor i Koçanit.

Këtë mëngjes ishte bosh edhe hapësira rreth Spitalit të përgjithshëm në Koçan, pasi të gjithë të lënduarit janë transferuar për trajtim në klinikat në Shkup.

Në mbledhjen e kolegjiumit të ekspertëve në Komunën e Koçanit janë dhënë rekomandime për aktivitetet në periudhën e ardhshme. Me vendimin për shpalljen e zisë shtatëditore janë anuluar të gjitha aktivitetet argëtuese, kulturore dhe sportive.

I është rekomanduar ndërmarrjes komunale “Ujësjellësi” për zgjerimin e parcelave në Varrezat e qytetit dhe caktimi i një vendi të posaçëm për viktimat nga zjarri, si dhe vendim për ndarjen e parcelave pa pagesë për të ndjerët dhe për shërbime funerale që janë në juridiksionin e ndërmarrjes.

Në bashkëpunim me organizatën komunale të Kryqit të Kuq – Koçan, është hapur llogaria e donatorëve për pranimin e donacioneve për të lënduarit dhe viktimat. Nga buxheti i komunës në këtë llogari të Fondit të solidaritetit të Kryqit të Kuq të Gjysmëhënës së kuqe të RMV-së do të ndahen tre milionë denarë. Pritet edhe një seancë e veçantë e Këshillit të Komunës së Koçanit.

Në bashkëpunim me Dioqezën e Bregallnicës dhe Katedralen e kishës "Sh. Gjergji", është marrë vendim që për ritet kishtare të viktimave gjatë fatkeqësisë të mos paguhen. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR