• e mërkurë, 16 korrik 2025

Koçani është në fokus të Qeverisë që nga fillimi dhe kështu do të mbetet, thotë drejtori i SHPPP-së Tomovski

Koçani është në fokus të Qeverisë që nga fillimi dhe kështu do të mbetet, thotë drejtori i SHPPP-së Tomovski

Shkup, 19 qershor 2025 (MIA) - Qeveria u ka ofruar mbështetje maksimale familjeve të të lënduarve dhe të vdekurve në zjarrin në Koçan dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Nga buxheti i shtetit janë ndarë 30 milionë denarë dhe për sa kohë që procesi i shërimit vazhdon, shteti do të bëjë dhe do të japë çmos që këta njerëz të mund të vazhdojnë jetën e tyre normalisht, theksoi sonte drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, Ivica Tomovski, në një intervistë televizive.

“Të gjitha familjeve iu ndanë nga 150 mijë ndihmë fillestare, pas kësaj pati edhe nga 150 mijë të tjera për familje të caktuara dhe tani pjesa e fundit e parave të shpërndara ishte nga analiza e bërë nga ekspertët, personeli mjekësor, të cilët do të kishin nevojë për shpenzime shtesë për trajtim. Ajo që kemi ndarë si mjete të drejtpërdrejta nga shteti janë 30 milionë denarë fillestarë nga rezervat e Buxhetit të shtetit të cilat ishin të destinuara për transportin dhe akomodimin e personave që janë në mbështetje të personave që janë në mjekim jashtë vendit”, tha Tomovski.

Shteti, theksoi ai, mundësoi transport të personave nga Maqedonia deri në destinacionet ku ishin. 

“Ju siguroj se derisa nuk përfundon ky proces deri në fund, derisa nuk i shërojmë dhe nuk i vendosim në normalitet të funksionimit këta persona do t’i ndihmojë shteti dhe do të bëjë çmos që të munden këta persona të vazhdojnë edhe më tutje me jetën e tyre”, tha Tomovski.

Pushimorja Ponikva është gati dhe me të gjitha kushtet adekuate. 

“Një shembull i tillë është pushimorja në Ponikva ku janë siguruar kushte të përshtatshme, grupi i parë do të jetë të hënën, rreth 30 persona. Ka kërkesa të ndryshme, ka thirrje të shpeshta, ajo që bën trupi koordinues nga Qeveria është të pranojë ato thirrje dhe ne shpesh mbajmë takime, shohim se çfarë është e mundur të zgjidhet në këtë moment, ofrohet çdo ndihmë e mundshme që mund të ofrohet, Koçani ka qenë në fokus të Qeverisë që nga fillimi dhe kështu do të mbetet”, tha Tomovski. fc/

Foto: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR