• e hënë, 23 dhjetor 2024

KNBE-MK do të mbajë sesion për përgjegjësinë e subjekteve relevante në zbatimin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut

KNBE-MK do të mbajë sesion për përgjegjësinë e subjekteve relevante në zbatimin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 25 prill 2023 (MIA) - Konventa Nacionale për BE-në në Maqedoninë e Veriut do të jetë nikoqir i Grupit punues 3-Gjyqësia dhe të drejtat themelore (Kapitulli 23), e cila do ta mbajë sesionin e njëmbëdhjetë me temën "Rregullimi,  konteksti pragmatik dhe efektet kundrejt Kapitullit 23 dhe përgjegjësia e subjekteve përkatëse në zbatimin e drejtësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut", në organizim të Lëvizjes evropiane.

Eksperti juridik për Ballkanin Perëndimor, Kristijan Turkal, kryenegociator në ekipin negociues të Republikës së Kroacisë për Kapitullin 23 - Gjyqësori dhe të drejtat themelore, do të ketë fjalim hyrës në lidhje me temën.

Në debat do të përfshihen edhe ekspertë të tjerë nga fusha e drejtësisë, gjyqtarë, profesorë universitar, por edhe përfaqësues të sektorit civil, relevantë për këtë temë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR